Në një park buzë liqenit në Annecy, fëmijët e moshës rreth tre vjeç ishin në një shëtitje në mëngjes kur një burrë u shfaq papritur me një thikë dhe filloi t'i therrte.

Disa nga fëmijët ishin në karroca, raporton bbc. Sulmuesi më pas u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas sulmoi një të moshuar që po ecte aty pranë.


Në atë moment ka ndërhyrë policia, ku sulmuesi është qëlluar në këmbë dhe është nënshtruar.

https://twitter.com/DamienRieu/status/1666739735396532224

Dy fëmijë dhe një i moshuar ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën. Policia thotë se sulmuesi është një azilkërkues sirian.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron reagoi pas sulmit me thikë, duke e quajtur atë një akt "frikacak".

“Kombi është në shok”, shton Macron, “Mendimet tona janë me të lënduarit, familjet e tyre dhe shërbimet e urgjencës”.

Rrethanat e sakta të sulmit nuk janë ende të qarta. Forcat e sigurisë u dërguan shpejt në vendngjarje. /Telegrafi/