Detajet e draft-propozimit të Masterplanit të Qendrës Olimpike – një pamje e të ardhmes së sportit në Kosovë
Prishtina fitoi garën për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 para tre muajsh. Një gamë e gjerë sportesh, në tërësi 24 sish, prej të cilave 21 i takojnë disiplinave olimpike dhe tre të tjera jo-olimpike, do të luhen në kuadër të tyre.
Në aplikacionin e paraqitur nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, përveç hapësirave ekzistuese, vendi ka marrë obligim që, për të garantuar mbarëvajtjen e lojërave në nivelin më të lartë, t’i ndërtojë të gjitha hapësirat të cilat nuk i plotësojnë kushtet apo që nuk ekzistojnë fare.
Më e rëndësishmja ndër to është e quajtura Qendra Olimpike në draft-propozimin e Masterplanit dhe e cila do të jetë e vendosur në Bërnicë. Është zgjedhur kjo hapësirë, për shkak të pozicionit të përshtatshëm gjeografik dhe afërsisë me kryeqytetin.
Kompleksi do të ndërtohet në 60 hektarë dhe përveç hapësirave sportive do t’i ketë të gjitha ambientet tjera shoqëruese, përfshirë hapësirat administrative, komerciale dhe një stacion të autobusëve.
Hapësira qendrore do të jetë e dedikuar për stadiumin e futbollit, që mëton të jetë një nga kryeveprat arkitekturore të qytetit. Përveç ngrehinës qendrore, e cila do të ndërtohet duke pasur në mendje zhvillimin teknologjik dhe që do të ketë 25 mijë ulëse, do të ketë edhe dy fusha tjera stërvitore, me bar natyral.
Afër stadiumit do të jetë kompleksi i pishinave olimpike, që do të ndërtohet në përputhje me kriteret më të larta ndërkombëtare, duke synuar që të kthehet në një nga ambientet më të rëndësishme në rajon për sporte ujore. Përgjatë Lojërave Mesdhetare 2030, ky kompleks i përbërë nga një pishinë e brendshme dhe dy pishina të jashtme do të jetë hapësira kryesore në të cilën do të zhvillohen garat e sporteve ujore.
Një prej sporteve më të rëndësishme, të cilit deri tani në vend i ka munguar infrastruktura, do të ketë kompleksin e tij brenda kësaj qendre. Për të përmbushur kërkesat e evenimentit do të ndërtohet një fushë qendrore, që natyrshëm do të jetë pika fokale e përballjeve në këtë sport dhe që do të ketë 2 mijë ulëse, si dhe gjashtë fusha të tjera, secila me nga 200 ulëse për dashamirët e tenisit. Përveç tenisit, fusha qendrore ka parametra të atillë që mundëson luajtjen brenda saj edhe të ndeshjeve të hendbollit, volejbollit dhe futbollit të vogël.
Në anën tjetër të qendrës do të jetë e vendosur qendra e sporteve me dorë dhe ajo e sporteve luftarake. Hapësira qendrore e sporteve me dorë, ku do të luhen të gjitha ndeshjet në basketboll, hendboll dhe volejboll do të ketë kapacitet maksimal prej 3 mijë e 500 ulësesh dhe duke qenë e ndërtuar me standardet më të larta, hapësirat e saj do të jenë të përdorshme në variante të ndryshme.
Arena e sporteve luftarake, e vendosur në krah të asaj të sporteve me dorë, do të ketë kapacitet po për 3 mijë e 500 shikues dhe pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare synohet të kthehet në qendrën e munguar të nivelit më të lartë, për të gjithë sportistët e këtyre disiplinave që ka vendi.
Atletika dhe disa sporte të tjera, përfshirë çiklizmin dhe basketbollin 3×3, do të zhvillohen në fushat e hapura, të cilat kanë kapacitet maksimal prej 5 mijë ulësesh.
Përveç hapësirave sportive, kompleksi do të ketë edhe hapësirat administrative, për federata dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, një parking të madh dykatësh nën tokë, stacionin e autobusëve dhe hapësira komerciale, përfshirë një qendër tregtare, hotelin, ku do të jetë e vendosur qendra e konferencave, si dhe pjesën akomoduese të Fshatit Olimpik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje