Pas 1 vit e 5 muaj kur është mbajtur seanca e fundit, as sot nuk ka arritur të mbahet shqyrtimi kryesor, ndaj të parit të Istogut, Haki Rugova, i cili nga Prokuroria akuzohet për konflikt interesi.
Haki Rugova akuzohet për konflikt të interesit, lidhur me një tender në vlerë prej rreth 300 mijë euro, të cilin sipas prokurorisë, e ka fituar kompania që udhëhiqet nga vëllai i tij, Gani Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Deri të dështimi i kësaj seance, ishte mungesa e të pandehurit Haki Rugova, i cili përkundër se ishte ftuar në mënyrë të rregullt, i njëjti nuk ishte i pranishëm në seancë.
Përfaqësuesi i Komunës së Istogut, avokati Adem Avdijaj, tha se ishte njoftuar nga mbrojtësi i të pandehurit Haki Rugova, avokatit Besnik Berisha, se kryetari Rugova është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kryetari i trupit gjykues, Sami Sharraxhiu theksoi se as i pandehuri Rugova dhe mbrojtësi i tij, avokati Besnik Berisha nuk e kishin njoftuar gjykatën për një rrethanë të tillë, veprime këto të cilat sipas gjykatësit ishin papërgjegjësi e të pandehurit dhe mbrojtësit.
“Është papërgjegjësi e mbrojtësit dhe të pandehurit sepse duhet me pas një vërtetim të mjekut për me na vërtetu dhe mbrojtësi duhet me na njoftu”, tha Sharraxhiu.
Sipas tij, ishte absurde si përfaqësuesi i Komunës nuk kishte dijeni se kryetari nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe këtë rrethanë e kishte kuptuar nga mbrojtësi i të pandehurit.
Duke u gjendur në këtë rrethanë, gjykatësi Sharraxhiu urdhëroi Stacionin Policor në Istog të vërtetonte rrethanën nëse i pandehuri Rugova kishte probleme shëndetësore apo jo.
Prokurori Ali Uka propozoi gjykatës që të lëshohet urdhërarrest ndaj tij, në rast se i pandehuri Rugova është në gjendje të mirë shëndetësore.
Seanca e radhës u caktua më 28 maj 2021, ora 10:00.Në këtë seancë ishin prezentë prokurori Ali Uka dhe tre dëshmitarët përfshirë këtu edhe mbrojtësin e Komunës së Istogut, avokat Adem Avdijaj.
Haki Rugova akuzohet për konflikt të interesit, lidhur me një tender në vlerë prej rreth 300 mijë euro, të cilin sipas prokurorisë, e ka fituar kompania që udhëhiqet nga vëllai i tij, Gani Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Rugova duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014, sipas aktakuzës, ka nënshkruar kontratë me kompaninë e vëllait të tij, “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë.
Ky rast penal është kthyer në pikën zero, për arsye se është pensionuar ish kryetari i trupit gjykues, Sylë Lokaj, ndërsa ky rast po gjykohet nga kryetari Sami Sharraxhiu.
Ndryshe, në këtë seancë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ai Uka, kryetari i Istogut, Haki Rugova u deklarua përsëri i pafajshëm për akuzat e Prokurorisë së Pejës në lidhje me nënshkrimin e tenderit vëllait të tij Gani Rugova.
Në këtë seancë nuk ishte prezentë avokati Besnik Berisha, i cili e kishte autorizuar avokatin tjetër Gëzim Kollqaku derisa në seancë të pranishëm ishin edhe tre dëshmitarët e ftuar nga gjykata.
Ndryshe, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur me 17 janar 2019, i akuzuari Haki Rugova ishte deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për korrupsion.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 26 mars të vitit 2018, Haki Rugova akuzohet se duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014, ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë.
Sipas aktakuzës, në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes Komunës së Istogut dhe kompanisë “Ma-Con” sh.p.k. drejtor i firmës ka qenë Gani Rugova dhe çmimi i kontratës ka qenë 289.119.85 euro.
Organi i akuzës pretendon se me anë të këtyre veprimeve, i akuzuari Rugova, i ka mundësuar vëllait të tij, Gani Rugovës, interes financiar, andaj e akuzon se ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit.
Fillimisht kjo lëndë ishte dërguar në Prokurorinë Themelore në Pejë, përkatësisht ajo i ishte deleguar prokurorit Haxhi Sinanaj.
Por, ky i fundit, më 17 janar 2018, me shkresë i ishte drejtuar kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, dhe pas konsultimit me kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, Haxhi Derguti, si dhe Agim Kurmehaj, lënda është deleguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
“Arsyeja e dërgimit në kompetencë të kësaj çështjeje juridike penale për të pandehurin Haki Rugova, është fakti se me të njëjtin që një kohë të gjatë njihemi dhe jemi në raporte shoqërore, andaj për të qenë një hetim i drejtë dhe i pavarur, pas konsultimit me kryeprokurorin e Apelit dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, jemi dakorduar që këtë çështje penale ta dërgojmë në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, kishte shkruar prokurori Haxhi Sinanaj.
Ndryshe, Haki Rugova, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishte fituar edhe një mandat tjetër, për herë të tretë, në krye të Komunës së Istogut. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës