LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes

Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është eliminuar në grupe në Copa America pas humbjes nga Uruguai mëngjesin e sotëm (e martë). Por, deri te eliminimi erdhi pas një gabimi të rëndë nga gjyqtarët.

Uruguai fitoi vendin e parë në Grupin C të Copa Amerika me maksimumin e pikëve pasi mposhtën 1-0 mikpritësin e SHBA-ve në ndeshjen e tretë në Kansas City, duke e eliminuar kështu nga gara e mëtejshme.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Mathias Oliveira në minutën e 66-të pasi reagoi më së miri ndaj një topi të devijuar pas mbrojtjes së portierit amerikan Matt Turner, i cili me shumë vështirësi ndaloi goditjen me kokë të Maximilian Araujo.


Janë nikoqir të Copa America, megjithatë SHBA eliminohen qysh në grupe
Lexo po ashtu Janë nikoqir të Copa America, megjithatë SHBA eliminohen qysh në grupe

SHBA e mbylli garën në grup në vendin e tretë me tre pikë. Vendin e dytë dhe një vend në çerekfinale nga ky grup e siguroi Panamaja, e cila mposhti Bolivinë me rezultat 3-1 në Orlando.

Megjithatë, ndeshja mes SHBA-së dhe Uruguait nuk kaloi pa ndikimin e gjyqtarëve. Goli vendimtar është shumë i diskutueshëm sepse, me sa duket, është një pozitë jashtë loje.

Në videon e shfaqur pas ndeshjes shihet qartë se Oliveria ishte me gjithë trup përballë mbrojtjes amerikane në momentin kur Araujo dërgoi një goditje drejt portës.

View post on imgur.com

Pas mbrojtjes së portierit, ai u aktivizua dhe shënoi një gol, por ai duhej të ishte anuluar për të gjitha llogaritë. Mbetet e paqartë se përse nuk u aktivizua VAR-i pas këtij goli.

Në fund të lojës, kapiteni i ShBA-ve dhe lojtari i Milanit, Christian Pulisic, ishte jashtëzakonisht i zemëruar me gjyqtarët dhe kamerat e kapën atë duke u sugjeruar gjyqtarëve që të shkonin të festonin me lojtarët uruguaianë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo rrezikohet të ndëshkohet nga UEFA për aktin e ‘ndaluar’ në fitoren ndaj Sllovenisë

Cristiano Ronaldo rrezikohet të ndëshkohet nga UEFA për aktin e ‘ndaluar’ në fitoren ndaj Sllovenisë

Përfaqësueset
Po shkëlqen me Spanjën në Euro 2024, por Lamine Yamal mban flamujt e dy vendeve tjera në këpucët e tij sportive

Po shkëlqen me Spanjën në Euro 2024, por Lamine Yamal mban flamujt e dy vendeve tjera në këpucët e tij sportive

Përfaqësueset
Pas një sezoni fantastik me Leverkusenin dhe Kombëtaren e Zvicrës, Xhaka tregon nëse pret të jetë në listë për ta fituar Topin e Artë

Pas një sezoni fantastik me Leverkusenin dhe Kombëtaren e Zvicrës, Xhaka tregon nëse pret të jetë në listë për ta fituar Topin e Artë

Ndërkombëtare
Zyrtare: Faruk Statovci, trajner i ri i Flamurtarit

Zyrtare: Faruk Statovci, trajner i ri i Flamurtarit

Liga e Parë
Vetëm dy portierë në botë i kanë pritur penalltitë Ronaldos dhe Messit, a e dini kush janë ata?

Vetëm dy portierë në botë i kanë pritur penalltitë Ronaldos dhe Messit, a e dini kush janë ata?

Ndërkombëtare
Kanë mbetur edhe tetë ekipe - kush është favorit tani?

Kanë mbetur edhe tetë ekipe - kush është favorit tani?

Përfaqësueset
Kalo në kategori