Kuvendi i Kosovës nuk arriti sot të miratoi rezolutën e LDK-së kundër idesë së Presidentit Hashim Thaçit, për korrigjimin e kufijve me Serbinë.
Për propozimin e rezolutës votuan vetëm 50 deputetë, nga 90 sa ishin të pranishëm. Deputetët e opozitës lëshuan sallën pas dështimit të miratimit të rezolutës.
E pas kësaj, se cilat do të jenë veprimet e ardhshme të LDK-së dhe VV-së, kanë folur deputetët Armend Zemaj dhe Albulena Haxhiu.
Zemaj në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se konsensusi ishte i qartë në bazë të kërkesës së paraqitur.
“Ne kishim një pikë të kërkesës, e cila gjatë tërë ditës pothuajse u përkrahë nga shumica parlamentare por fatkeqësisht sot nuk u votua nga deputetët e pozitës, dhe kjo është tregues i qartë se ata janë nën ndikimin absolut të Presidentit të vendit, duke mos mundur ta qartësojnë pozicionin e tyre me votë ashtu siç e përcakton edhe mandati i tyre kushtetues në mos lejimin eventual të negocimit apo edhe te ndarjes së territorit. Mbi të gjitha neve provuam qe te inkorporojmë pjesë të propozuara nga pozita te cilat lidheshin me temën por prapë se prapë deputetët e pozitës nuk morën pjesë në votim, që nënkupton votuan kundër”, u shpreh Zemaj.
Deputeti Zemaj, më tej theksoi se LDK ka qëndrim konsistent ndaj kësaj çështje, dhe se “shkëmbimi i territorit” apo “korrigjimi” janë të rrezikshme për Kosovën.
“Kjo logjikë e shndërron Kosovën në shtet jofunksional dhe e cila jo lehte mund të riparohet. Veprimet tona do jenë demokratike duke qenë gardian të mbrojtjes së tërësisë territoriale, njëherit duke pamundësuar çdo tentativë të presidentit dhe të kësaj qeverie që të negocioj me Serbinë në aspektin e ndarjes së Kosovës”, tha Zemaj.
Ai shtoi se si LDK së bashku edhe me grupet tjera do të mundohen të jenë në koordinim të plotë të çdo iniciative pozitive të vendit deri në shkuarjen në zgjedhje sa më të shpejta, për të parandaluar jo vetëm dialogun me Serbinë, por sipas tij edhe skandalet dhe aferat korruptive të kësaj keq qeverisje.
“Pozicioni ynë është politik dhe këto do i shprehim në Kuvendin e Kosovës sipas temave dhe dinamikës që neve pretendojmë që kemi të drejte. GPLDK së bashku me Kryesinë e partisë për çdo vendim politik do jetë transparent ndaj qytetarëve të vendit por edhe bashkimit opozitar”, tha Zemaj.
Ndërkaq, deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se arsyeja se përse sot nuk pajtim rreth kësaj rezolute, është qartë dhe kjo sipas saj është bërë e ditur edhe në seancën e djeshme pas debatit ku u kuptua se kemi të bëjmë me dy qëndrime.
“Qëndrimi i parë është i koalicionit aktual, që nuk guxon të veprojë në asnjë drejtim që bie në ndesh me interesat personale të Hashim Thaçit, pra ata janë në gjendje ta rrezikojnë territorin edhe sovranitetin vetëm e vetëm që të mos preket Hashim Thaçi, dhe në anën tjetër jemi ne si Vetëvendosjes dhe besoj edhe pjesa tjetër e opozitës që e kundërshtojnë Hashim Thaçin që të jetë prijës i dialogut me Serbinë dhe të bëjë pazare me territorin dhe sovranitetin e vendit.
Pra janë dy qëndrime të kundërta, dhe natyrisht që nuk mund të ketë mirëkuptim , për një qëndrim i cili është për mbrojtje të një individi siç është Hashim Thaçi e jo për sovranitetin dhe integritetin territorial”, ka thënë Haxhiu për Telegrafin.
Haxhiu nuk ka përjashtuar edhe mbajtjen e protestave , për çka ka thënë se qytetarët në protestën e 29 shtatorit, e kanë dëshmuar që janë të gatshëm të protestojnë kundër siç ka thënë ajo ideve të rrezikshme të presidentit Thaçi.
“Kësisoj siç po shkon situata, janë të pashmangshme dhe veprimet qytetare siç ishte edhe protesta e 29 shtatorit, por natyrisht nuk kemi vendosur ende për këtë por jemi në konsultime. Është e qartë se situata, aktualisht kemi një Kuvend jofunksional, deputetë të cilët nuk guxojnë të dalin në mbrojtje të territorit, e kemi një President i cili nuk pyet Kuvendin për veprimet e tij, prandaj në rrethana të tilla kur edhe argumentet politike nuk bëjnë punë, qëndrimet e opozitës injorohen, nuk kemi alternativë tjetër, qytetarët e kanë dëshmuar në protestën e 29 shtatorit se janë të gatshëm që të protestojnë kundër këtyre ideve të rrezikshme, prandaj nuk na mbetet alternativë tjetër përveç se ti ndërmarrim veprimet tjera jashtë kuvendit”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut është shqetësuese se si deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë në gjendje të votojnë një rezolutë që ka për qëllim mbrojtjen e sovranitetit.
“Për mua është goxha shqetësuese dhe madje e turpshme se si ka deputet të Kuvendit që nuk votojnë një pikë të rezolutës e cila ka për qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial nga njerëz të papërgjegjshëm siç është Hashim Thaçi”, tha Haxhiu.
Ajo shtoi se për veprimet e tyre do të diskutojnë bashkërisht si opozitë VV dhe LDK, e pastaj do të marrin vendim.
Rezoluta e propozuar nga LDK kishte vetëm një pikë, e që e definon territorin si të pandashëm, ku as presidenti dhe askush tjetër nuk ka mandat për të diskutuar për territorin e Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë