Arrogante, konfliktuoze, e paaftë dhe jokompentente, kështu po cilësohet nga partitë opozitare qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.
Sot kur Qeveria Kurti ka bërë plotë një vit qeverisjeje, dy partitë opozitare PDK e LDK kanë deklaruar se kjo qeveri u ka sjellur vetëm dëme qytetarëve.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha sot se ajo çfarë e karakterizon paaftësinë e kësaj qeverie, nuk është thjeshtë performanca e dobët në realizimin e objektivave të saj, por është kostoja që ajo ka prodhuar për qytetarët e Kosovës.
“Si rezultat i kësaj paaftësie, Republika e Kosovës për një vit qeverisje të Kryeministrit Kurti, nuk figuron as në hartën e investimeve strategjike, as në hartën e rëndësisë politike rajonale, e as në hartën e partneritetit të qëndrueshëm me partnerët dhe aleatët strategjik të Kosovës”, ka shtuar ai.
Sipas tij, programi i qeverisë Kurti përgjithësisht ka qenë një lojë fjalësh, transmeton Telegrafi.
“Aty ku nuk ka qenë lojë fjalësh, ka qenë kopje planesh. Aty ku nuk ka qenë kopje planesh, ka qenë nocione librash. Por program të qëndrueshëm që vendosë hapa konkret për zhvillim ekonomik, për rend dhe ligj, për punësim, për integrim e mirëqenie, nuk ka pasur”, u shpreh Krasniqi.
Kreu i PDK-së tutje ka shtuar se kjo qeveri gjatë një vit qeverisje ka pasur vetëm keqmenaxhim të pandemisë, shkurtim të buxhetit për shëndetësi në kohë pandemie, kontrata të dyshimta dhe për mungesë strategjie e vizioni për shëndetësi.
Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se në planin e brendshëm Qeveria Kurti është arrogante, ndërkaq në atë të jashtëm, në dialogun Kosovë-Serbi ishte e papërgatitur dhe pa platformë dialoguese.
“Nga kriza e pandemisë, tek ajo e energjetikës e deri tek rritja alarmante e çmimeve – Qeveria Kurti ka vendosur t’i braktisë qytetarët tanë, dhe në betejën e tyre me përballueshmërinë, të sillet si vështruese e krizave. Ajo ka dështuar të reagojë me kohë; siç ka refuzuar të ndërmarrë masa adekuate që do të zbusnin secilën krizë”, u shpreh Abdixhiku.
Abdixhiku më tej shtoi se kjo qeveri, në paaftësinë e saj vepruese për qytetarë, megjithatë ka qenë e aftë të kapë borde, kompani publike e institucione të pavarura me të afërm e familjarë.
“Në politikën e brendshme, Qeveria Kurti ka qenë sa arrogante aq edhe konfliktuoze. Në secilën përfshirje të saj, në drejtësi, sindikata, trupa të pavarur e me vet spektrin politik në vend, kjo qeveri ka dështuar të sigurojë konsensusin minimal për një demokraci të shëndoshë e prosperuese. Tendencat e saja kontrolluese prej pushtetit absolutist, janë përcjellë me sulme edhe ndaj medieve e ndaj fjalës së lirë”, u shpreh i pari i LDK-së.
Ai përmendi edhe 12 dështimet që i cilësoi si më të mëdhatë e kësaj qeverie e që ishin: refuzimi i gazifikimit të Kosovës, kriza energjetike, kriza e çmimeve, politika e jashtme e izoluar, kthimi në dialog teknik, joefikasiteti i Kuvendit, kapja e bordeve dhe aktakuzat e pushtetarëve, mos-funksionalizimi i institucioneve të pavarura, vetingu politik, pandemia, stagnimi ekonomik dhe sulmi ndaj medieve dhe jo-transparenca.
Kujtojmë se më 22 mars 2021, me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës kishte votuar qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.
Qeverinë e Kurtit në atë kohë e mbështetën deputetët e komuniteteve joserbe. Ekzekutivi ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, pesë prej të cilave udhëhiqen nga gra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë