Dëshpërohet Berisha, priste ftesë nga De Biasi!

Berisha, në një koment të shpejtë për këtë ftesë të kosovarëve, do të deklaronte se ëndrra i është bërë realitet.
“Është një kënaqësi e madhe për mua që do të luajë për Kosovën. Normalisht Kombëtarja dhe ftesa që të bëhet për të luajtur për atë fanellë është kulmi i karrierës së një futbollisti. Jam i lumtur që e kam marrë atë ftesë për miqësoren ndaj Burkina Fasos dhe është një ëndërr që mu realizua. Në fakt e prisja një ftesë nga kombëtarja e Shqipërisë, por edhe të luash për Kosovën nuk është pak, sepse gjithçka po vjen në momentin tim më të mirë. Shpresoj që të shpërblej besimin e trajnerit dhe të drejtuesve të Federatës për të bërë më të mirën time”, ka thënë Berisha përpara ndeshjes Skënderbeu – Dinamo Zagreb. /sportal/

Nga
Telegrafi
25/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































