Në gjykimin ndaj ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, si dhe Florjan Petanit, Qefser Baholli dhe Izet Beqirit, janë dëgjuar dëshmitarët Ahmet Lipaj, Halil Mala dhe Fisnik Qysa.
Të gjithë këta po akuzohen se duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material i kanë pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada italiane në Prishtinë. Akuza thotë se Ukë Rugova kishte menaxhuar këtë grup kriminal, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë seancë ka dhënë dëshmi dëshmitari Fisnik Qysa i cili ka deklaruar se Ukë Rugovën e njeh që kur kishte qenë asistent i grupit parlamentar dhe se ka qenë për një kohë të shkurtë edhe asistent i protokollit në familjen Rugova.
Ai ka thënë se vizën shengen italiane dy vjeçare ia kishte siguruar Ukë Rugova.
Sipas tij, gjatë diskutimeve në grup parlamentar për problemet e vizave dhe ambasadave, si dhe kohëzgjatjen e sigurimit të vizave, i akuzuari Rugova e kishte ndihmuar për tu pajisur me vizë.
“Më ka ndihmu Uka personalisht me marrë vizën dy vjeçare që mos me pas problem, të cilën e kam shfrytëzuar vetëm pas një viti që e kam marrë. I kam dhënë pasaportën dhe fotografitë, pas 1 jave apo 2 ma ka pru pasaportën me vizë, por nuk e di a e kom mush formularin apo jo”, është përgjigjur dëshmitari.
Me këtë vizë ai tha se kishte udhëtuar dy herë, dhe se nuk kishte pasur probleme për kalim në pikat kufitare dhe për sigurimin e kësaj vize, dëshmitari tha se nuk kishte bërë asnjë lloj pagese.
Në seancën e së premtes ka dhënë dëshmi edhe dëshmitari Ahmet Lipaj i cili ka thënë se është pajisur me vizë italiane shengen duke aplikuar në agjension emrin e të cilit tha se nuk i kujtohet e as cilat dokumente i ka dorëzuar për aplikim.
“Unë siç kam deklaruar edhe më herët, shkoni tek ambasada dhe merrni video ku do të shihni se kam pritur me ditë të tëra për termin dhe pajisje me vizë”, ka thënë dëshmitari.
Ai tha se e njeh të akuzuarin Izet Beqirin me të cilin tha se ka mundësi të kenë diskutuar në lidhje me procedurën e aplikimit për vizë.
Prokurorja e ballafaqon me deklaratën e dhënë në polici në të cilën kishte deklaruar se vizën e kishte marrë nga i akuzuari Izet Beqiri, por se për pajisjen me këtë vizë nuk i kishte dhënë para.
“Shanse nuk ka që unë të kem thënë që vizën e kam marrë prej Izet Beqirit, kam deklaruar edhe më parë se Izet Beqirin e njoh që nga 2002. Unë me Izetin jam takuar më shumë se një herë por kurrë nuk kam thënë që Izeti më ka dhënë vizë,”, është përgjigjur dëshmitari.
Pas pajisjes me këtë vizë dëshmitari tha se kishte udhëtuar në mënyrë legale për në Danimarkë, Gjermani, Suedi, Austri dhe Itali, ku edhe iu ishte nënshtruar kontrolleve kufitare.
Për pajisjen me viza italiane dëshmitari tha se nuk i kishte dhënë ryshfet askujt dhe as nuk iu kishte kryer ndonjë shërbim apo favor asnjërit prej të akuzuarve.
Në këtë seancë është dëgjuar edhe dëshmitari Halil Mala i cili ka deklaruar se shefi i tij Edmond Hoxha ia ka siguruar vizën italiane shengen.
Sipas tij, për shkak të terminëve të gjata shefi i tij i kishte thënë se mund t’ia sigurojë vizën, e që sipas dëshmitarit ai nuk është në dijeni se si e kishte siguruar.
“Kam pasur edhe viza tjera po për shkak të terminëve të gjata Edmoni ma ka bo vizën italiane, nuk e di çka ka bo ai veç më ka thënë jepma pasaportën me dy fotografi po çka ka bo ai unë nuk e di dhe si e ka bo ai atë vizë nuk e di”, ka deklaruar dëshmitari.
Ai tha se nuk e pyetur Edmond Hoxhen se si e kishte siguruar këtë vizë dhe sipas tij, për pajisje me këtë vizë nuk kishte paguar asgjë.
Për shkak se dëshmitari ka deklaruar se me profesion është këngëtar, anëtari i trupit gjykues, gjykatësi Naser Foniqi e ka pyetur të njëjtin se i kishte kënduar ndonjërit të akuzuarit në aheng pa para.
“Jo pa pare nuk knoj”, është përgjigjur dëshmitari.
Seancat e radhës pritet të mbahen me 16 dhe 17 mars.
Ndryshe, ky rast gjykohej nga misioni i EULEX-it, por pas përfundimit të mandatit, lënda ishte transferuar të vendorët.
Kjo lëndë, më pas ishte caktuar te gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, e cila nuk kishte caktuar asnjë seancë në vitin 2018, me arsyen që ky rast nuk ishte prioritet për gjykatën.
Pasi që lënda ishte transferuar tek gjykatësit vendorë, në janar të vitit 2018, përpjekja e parë për mbajtje të seancës ishte bërë pas një viti, përkatësisht në janar të vitit 2019, mirëpo kjo seancë kishte dështuar në mungesë të katër të akuzuarve.
Në seancën fillestare të mbajtur më 30 gusht të vitit 2016, Ukë Rugova dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen. Të pafajshëm ishin deklaruar edhe në seancën e mbajtur më 11 janar të vitit 2017.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), e ngritur më 16 maj të vitit 2016, e ngarkon Ukë Rugovën se gjatë periudhës maj 2011 deri në shkurt 2014 ka menaxhuar një grupi kriminal duke furnizuar individë me viza shengen të BE-së, nga Ambasada Italiane në Prishtinë. Të gjitha këto viza supozohet se janë marrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet shtrembërimit apo korrupsionit.
Dispozitivi tjetër i aktakuzës ngarkon Rugovën edhe për veprën penale posedim i pa autorizuar i armëve ku në rezidencën e tij i ishin gjetur një pistoletë dhe dy karikator.
Aktakuza që ishte përpiluar nga prokurori Allen Cansick, thekson se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka pranuar nga Prokuroria Italiane në Romë një kopje të dosjes së tyre lidhur me vizat ku përfshihet edhe emri i ish–ambasadorit Italian në Kosovë Michael Giffoni.
Bashkë me Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Dritëro Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.
Prokuroria pretendon se ky grup, siç e cilëson kriminal, kishte për qëllim sigurimin e përfitimit material në atë mënyrë që qytetarët të pajisen me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.
Ky rast tashmë është ndarë në dy pjesë pasi siç kishte thënë gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, një gjë e tillë është bërë në mënyrë që gjykim të jetë më efikas. Ukë Rugova, Astrit Haraqija, si dhe Florjan Petani, Qefser Baholli dhe Izet Beqiri janë duke u gjykuar veçmas nga 15 të akuzuarit tjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Instituti PREVENT publikon raportin “Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm”

Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së

Arrestohet 46 vjeçari i cili ishte i dënuar për prodhim dhe shitje të drogës në Tiranë

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës