Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, ka nisur të hënën dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë – në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Seanca është përcjellur me tension pasi i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar derisa kjo zyrë të shfaqë në gjykatore një dokument në të cilin dëshmitari pretendon se deklaratat e tij janë manipuluar nga hetuesit.
Bëhet fjalë për një deklaratë të vitit 2019 të cilën Tara kishte dhënë gjatë një interviste të gjatë me hetuesit e Speciales.
Dëshmitari tha të hënën se ky dokument i një interviste që sipas tij ka zgjatur 32 orë, kurrë nuk i është treguar atij.
Ai theksoi se nuk e ka nënshkruar atë dokument dhe sipas tij i njëjti e paraqet atë si “tradhtar”.
Sipas dëshmitarit, dokumenti e ka rrezikuar atë dhe familjen e tij 10-anëtarëshe. Madje, ai tha se dokumenti “e ka njollosur edhe UÇK-në”.
Pjesë nga seanca:
Gjykatësi: E kuptojmë për çfarë dokumenti po flisni, e kuptojmë që doni të thoni diçka për këto dokumente, do t’i jap prokurorja dokumentet, por prisni momentin ju lutem. Këtu keni ardhur si dëshmitar, keni detyrimin për të thënë të vërtetën, kur të flasim për këtë dokumentin do të kalojmë në seancë private, që të mbrojmë familjen tuaj dhe ju nëse ju mendoni që është e rëndësishme. Por ju lutem të vazhdojmë tani me pyetjet, dhe do ta japim mundësinë ta shihni dokumentin kur të vijë çasti i duhur.
Dëshmitari: …jo në seancë të mbyllur, të dëgjojnë edhe ushtarët e mijë të cilët të gjithë më njohin, nuk flas asgjë, unë përgjigjet e mia…i kam dhënë prokurores…
Gjykatësi: Duhet të vazhdojmë me pyetje, nëse do të jesh në seancë publike, nuk ka problem, unë ta dhash si mundësi, duhet të vazhdojmë tani, jeni i detyruar t’i përgjigjeni pyetjeve, nuk keni alternativë.
Dëshmitari: Përgjigjet e mia i kam dhënë më 2019, i qëndroj prapa, pa u shqyrtuar ky dokument, unë nuk flas.
Gjykatësi: Nuk kemi qenë në ato takime, ne duhet të marrim përgjigjet tuaja, nuk do të mbështetemi në diçka që ka ndodhur para shumë vitesh, ne duhet ta dëgjojmë këtë nga ju sot, është shumë e rëndësishme kjo, është e rëndësishme të kuptojmë pozicionin tuaj.
Tara: Pas shqyrtimit të tij, që është jetik, që më ka rrezikuar nderin tim kombëtar dhe familjen time 10-anëtarëeshe, ju do t’i dëgjoni përgjigjet e mia pas shqyrtimit të këtij shqetësimi tim.
Prokurorja: I jap fjalën që do ta tregojmë dëshmitarit dokumentin kur të vijë momenti, po vazhdojmë siç e kishim planifikuar seancën me pyetje.
Gjykatësi: Kam pranuar të flas deri më tash por të njëjtën ia kam bërë me dije edhe prokurores se unë nuk do të flas fare nëse nuk shqyrtohet ai problem, mirëpo e kam bërë që të ju bëj me dije që unë jam në gjendje të përgjigjem çdo pyetje tuaj por pas hapjes së këtij dokumenti, se çka kanë bërë ata ish hetues që unë për vete i quaj, nëse ato janë shënimet e tyre, kriminelë hetues, të cilët më kanë rrezikuar mua, 10 anëtarë të familjes sime, më kanë shpallur tradhtar të kombit tim me një dokument që unë kurrë nuk e kam lexuar, kurrë nuk e kam nënshtruar dhe kurrë nuk më është paraqitur mua.
Gjykatësi: Nëse ti refuzon t’iu përgjigjesh pyetjeve, ka procedura të tjera që mund të ndjek prokuroria për të pranuar deklaratat tuaja. Nëse ti refuzon të përgjigjesh, atë dokument do ta marrë trupi gjykues pa marrë komentet tuaja për dokumentin.
Dëshmitari: Siç e kam njoftuar prokuroren për shqetësimet e mia, dhe ajo ka ndërhyrë disa herë sepse unë e kam ndryshuar vetveten gjatë bisedës me prokuroren. Këtë shqetësim ja kam paraqitur prokurores, dhe anëtarëve të sigurimit. Le të kalojë ky dokument dhe pastaj unë do të ju përgjigjem shumë shpejt dhe lehtë. Sepse unë nuk mundem, nuk jam vetvetja këtu pa u shqyrtuar ai dokument. Nuk flas më, mos bëni pyetje.
Prokurorja: Gjykatësit duhet ta dëgjojnë përgjigjen nga ti.
Tara: Dokumenti i cili unë kërkoj të bëhet i ditur për popullin tim, se çka po punohet në këtë gjykatë.
Prokurorja: Sa më shpejt i përgjigjesh pyetjes, aq më shpejtë do të shohësh dokumentin, vazhdojmë tani që të shkojmë te dokumenti në casti ne duhur, por duhet të përfundojmë këtë tema dhe tema të tjera.
Dëshmitari: Nuk flas më.
Tara: Nuk i besoj gjykatës!
“Prej këtu nuk i besoj asgjë kësaj gjykate, nuk është dokument që unë e kërkoj, ma keni ndërruar dokumentin, dokumenti është i nënshkruar prej intervistuesve të mijë, më 2019, pa dijeninë time, pa nënshkrimin tim, këtë dokument keni provuar ju ta ndryshoni. Nuk i besoj më asgjë kësaj gjykate, nuk flas asgjë. Dokumentin investigues timin të vitit 2019, të nënshkruar nga ish hetuesit e prokurorët e mijë. Përshkrimin se çka i kam thënë unë, por ma dijeninë time dhe pa ma dhënë ta lexoj. Që më kanë paraqitur mua si tradhtar të kombit tim, tradhtar të UÇK-së. Ky është dokument që kurrë nuk ma keni paraqitur. Kam kërkuar edhe prej juve të ma jepni një kopje, nuk ma keni dhënë zonja prokurore. Nuk jam unë këtu lojë, unë kam bërë luftë çlirimtare për popullin tim, nuk jam unë këtu lojë dhe nuk i frikësohem as juve as askujt. Unë kam dëshmuar 32 orë dhe jam në gjendje të dëshmoj prapë 32 orë…Dokumenti më duket se ka avulluar brenda gjykatës, dokument që është shumë i rëndësishëm, të tregohet se çfarë po bënë gjykata me UÇK-në, me njollosjen e luftës së UÇK-së, pastaj mund të diskutojmë”, tha Tara.
Pasi bëri disa pyetje për të cilat nuk mori përgjigje, prokurorja kërkoi nga trupi gjykues që ta detyrojë dëshmitarin të jap përgjigje.
Pjesë nga seanca
Prokurorja, ju lutem trupit gjykues ta detyrojë dëshmitarin të jap përgjigje.
Gjykatësi: Do t’i përgjigjeni pyetjes dëshmitar, po apo jo. E kuptoni që po ju jap urdhër, dhe nëse nuk përgjigjeni po shkelni rregullat e gjykatës dhe mund të gjobiteni nëse nuk përgjigjeni.
Dëshmitari: Edhe po të vritem nuk flas më, pa u shqyrtuar dokumenti në fjalë.
Më pas, prokurorja hoqi dorë nga marrja në pyetje, ndërkaq mbrojtësit thanë se nuk janë shterur të gjitha mjetet për ta intervistuar dëshmitarin.
Pjesë nga seanca
Prokurorja: Nuk besoj që dëshmitari do t’u përgjigjet pyetjeve të mija.
Avokati i Veselit: Nuk janë shterur të gjitha mjetet për të marrë përgjigjet e dëshmuarit, dëshmitarit nuk i është shpjeguar çështja e mosbindjes së gjykatës, as nuk është konstatuar që nuk po i bindet gjykatës. Nuk duhet pranuar këto deklarata, me sa duket ne si mbrojtës nuk do të kemi mundësi të bëjmë kundër pyetjet.
Gjykatësi: Dëshmitari u paralajmërua nga trupi gjykues dhe tha që nuk i bëhet vonë dhe do të vazhdojë të mos përgjigjet. Nuk e shohim nevojën për të vazhduar më tej me procedurat e mosbindjes ndaj gjykatës, ne do të ua japim mundësinë t’i bëni pyetjen nëse dëshironi, nëse nuk dëshironi ne do ta ndërpresim seancën dhe do të presim nga prokuroria se çfarë hapash do të ndërmarrë lidhur me këtë.
Tutje, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, avokatja Nina Tavakoli kërkoi që dëshmitarit t’i shqiptohet masë për mosbindje.
Dëshirojmë t’i bashkohemi kërkesës së Dixon që jutë paralajmëroni dëshmitarin për mos bindje ndaj gjykatës, ju e paralajmëruat atë, i thatë që nëse është e nevojshme mund të lëshoni edhe një gjobë megjithatë ne duam të ju kërkojmë juve që të merrni masë mosbindje ndaj tij sepse në të kundërtën do të jepet një mesazh për të tjerët të cilët mund të vinë në gjykatë dhe të mos japin dëshminë e tyre”, tha ajo.
Në anën tjetër, prokurorja Vega Iodice kërkoi pranimin e deklaratave të mëparshme të dëshmitarit, por shtoi se një kërkesë të tillë do ta parashtrojë me shkrim.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Kransiqi e Rexhep Selimi po gjykohen për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri