Nuredin Ibishi është dëshmitari i nëntë i mbrojtjes së Salih Mustafës i cili sot para trupit gjykues në Hagë.
Ibishi ka treguar se detyra e BIA-së ka qenëtë veprojë në zonat urbane në aspektin e furnizimit për përgatitjet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në zonën operative të Llapit për çështje të shëndetësisë, për çështje të logjistikës, pranim të refugjatëve dhe akomodimit të tyre prej zonave që kanë qenë të prekura nga lufta.
Ai po ashtu u shpreh se nuk e di se nga janari deri në qershor të vitit 1999 a e ka takuar Salih Mustafën apo jo sepse nuk e ka njohur, por u shpreh se e ka ditur se udhëheqës i njësitit BIA ka qenë Salih Mustafa.
Mustafa tregoi se në Zllash ka qenë në maj të vitit 1999 para nisjes për transportim të të plagosurve drejtë Maqedonisë, por që më herët nuk ka qenë asnjëherë në këtë fshat.
Avokati Shala: Në periudhën kohore janar qershor 1999 a e keni ditur se kush ka qenë udhëheqës i njësitit BIA?
Dëshmitari: Po ka qenë Salih Mustafa Cali.
Avokati Shala: Gjatë kësaj periudhe kohore janar-qershor 1999 a e keni takuar ju personalisht komandat Calin?
Dëshmitari: Personalisht nuk e kam takuar sa di unë nuk e kam takuar kam mundur ta takoj por se kam njohur por për të kam ditur dhe rolin e detyrën dhe pozitën që ka.
Avokati: Gjatë periudhës kohore janar-qershor 1999 a keni qenë në fshatin Zllash?
Dëshmitari: Po kam qenë dikur para se të nisëm për transportin e të plagosurve për në Maqedoni, kam bërë përgatitjet e fundit dhe kam kaluar aty pari[…]Fund të majit 1999.
Avokati Shala: para kësaj periudhe nuk keni qenë asnjëherë?
Dëshmitari: Jo.
Ndërsa, i pyetur nga avokati Betim Shala se a ka pasur kontakte me pjesëtarët e njësisë BIA, dëshmitari Ibishi tregoi për një rast në vitin 1998 të cilit i është dashur ndihmë mjekësore, derisa tha se në rastet tjera për furnizime ai tha se këtë e kanë bërë udhëheqësit e njësive që kanë qenë në kuadër të brigadës. Dhe më pas tha se ka takuar edhe një pjesëtar të BIA-së nga mesi i qershorit 1999.
Avokati Shala: A keni pasur kontakte me pjesëtarë të njësisë BIA?
Dëshmitari: Kam pasur një rast në zonë ka qenë Rrahman Dini, por tash nuk po më kujtohen dy apo tri raste ai ka ardhur në zonë, një rast ka ardhur për aspekte të veta shëndetësore sepse ka qenë i sëmurë me TBC dhe është dashur mbështetja për dërgim jashtë nëpër zonës ka qenë në Bajgorë dhe rasti tjetër nëse nuk gaboj ka sjell diçka ose shërbime shëndetësor mjek ose personel mjekëve ose medikamente po vullnetar të rinj në zonë, por atë e mbaj në mend nëse ka qenë edhe ai në BIA nuk jam i sigurt.
Avokati Shala: Për cilën periudhë po flasim kur e keni takuar?
Dëshmitari: 1998
Avokati Shala: Gjatë vitit 1999 a keni pasur kontakte me pjesëtarë të BIA?
Dëshmitari: Po pas çlirimit të Kosovës pra kam pasur kontakte.
Avokati Shala: Nga janari 19999 e deri në qershor 1999 a keni pasur kontakte me pjesëtarë të BIA?
Dëshmitari: Mesi i qershorit kam njohur një.
Avokati Shala: Ju si komandant i brigadës kur keni pasur nevojë për furnizime nga kush keni kërkuar të bëhen ato furnizime të ndryshme si ushqimore, veshmbathje, medikamente?
Dëshmitari: Në kuadër të vetë brigadës edhe të zonës që janë shërbimet e ndryshme edhe të logjistikës apo sanitetit shëndetësore, edhe i rekrutimit personelit secili ka pasur kontakte direkte me pjesëtarët e BIA-së që kanë vepruar në pjesët urbane të qytetit Prishtinës, Obiliqit, Fushë-Kosovës.
Dëshmitari Ibishi u shpreh se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është bashkuar në fund të qershorit të vitit 1998, por që edhe më herët ka qenë i angazhuar në lëvizjen për formimin e UÇK-së.
Dëshmitari i mbrojtjes, Nuredi Ibishi më pas ka vazhduar tu përgjigjet pyetjeve të avokatit, Betim Shala i cili kërkoi të di më shumë rreth formimit të brigadave 151. 152. 153 dhe statusin që ka pasur njësiti BIA.
Avokati Shala: Pasi që e përmendët BIA-në zona operative e Llapit është bërë prej tre brigadave edhe e përmendët BIA, çfarë statusi dhe cilësie ka pasur BIA?
Dëshmitari: Sa unë kam dëgjuar dhe mësuar ka qenë një marrëveshje e mëhershme në shtator të 1997 ku guerila BIA i është dhënë detyra të veproj në zonat urbane por në aspektin të furnizimit për përgatitjet të UÇK-së në zonën operative të Llapit për çështje të shëndetësisë, për çështje të logjistikës, për pranim të refugjatëve dhe akomodimit të tyre prej zonave që kanë qenë të prekura nga lufta edhe normal për çështje tjera rreth pozicionimeve të forcave të armikut e të tjera.
Dëshmitari Ibishi i pyetur nga avokati Shala tregoi edhe për policinë ushtarake për të cilën tha se me krijimin e brigadave 151, 152, 153 është krijuar edhe policia ushtarake e cila ka qenë pjesë e çdo brigade dhe detyra e kësaj policie ushtarake ka qenë të mbajte ne rendit dhe rregullit ushtarak në brigadë dhe zonë.
Ai tutje u shpreh se në UÇK kanë ekzistuar rregulla të cilat është dashur të respektohen nga ushtarët, ndërsa autoritet për të ndaluar këta ushtarak ka pasur policia ushtarake.
Avokati Shala: Në kuadër të brigadës a ka ekzistuar ndonjë person përgjegjës i cili ka vendosur edhe për ndalimin e personit pas ndalimit nga ana e policisë ushtarake dhe kohëzgjatjen e atij ndalimi?
Dëshmitari: Policia ushtarake ka pasur kompetencën sikurse policia e rregullt të mund të bëjë ndalimin e personit në kohën e caktuar brenda kohës që është paraparë në rregullore […]nuk ka qenë detyrimisht që unë të njoftohem përmenanentë lidhur me zbatimin e rregullores disiplinore nëse dikush prej ushtarëve ka bërë shkelje ndoshta e ka bërë në raportin e përgjithësuar por tash nuk ka qenë e thënë që menjëherë të lajmëroj komandantin e brigadës për një shkelje çka mund të jetë e nivelit të ulët minore.
Tutje avokati i Salih Mustafës, parashtroi pyetje për dëshmitarin Nuredin Ibishi rreth brigadës së mbrojtjes civile dhe se kjo njësi a ka pasur autoritet të ndaloj civil.
Dëshmitari, Ibishi u shpreh se ka ndodhur raste kur mbrojtja civile për keqbërës ka vepruar dhe ka ftuar dhe Policinë ushtarake për raste të caktuara nëse ka pasur ndonjë shkelje.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës.
Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm.KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij