LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitarët e pambrojtur (Video)

Dëshmitarët e pambrojtur (Video)

Ligji u garanton dëshmitarëve të mbrojtur ndryshim të identitetit, ndryshim të vendbanimit, marrje të dokumenteve të rreme dhe mbrojtje të përkohshme të identitetit.

Por për shkak të kërcënimeve apo frikësimeve, por edhe ekzekutimit të dëshmitarëve potencialë, ata shpeshherë kanë refuzuar të tregojnë atë që dinë.


Për vitin 2015, jo zyrtarisht thuhet se janë shpenzuar së paku shtatë milionë euro për këtë proces. Por, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë detaje për zbatimin e ndonjë programi të mbrojtës së dëshmitarëve për këtë vit, ndonëse pse Tribuna Channel ka provuar për disa ditë që të marrë të paktën një konfirmim zyrtar për çështjen.

Mos plasimin e informatave në publik e arsyeton Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Por Musliu thotë se çështja e trajtimit të dëshmitarëve nuk është marrë seriozisht nga institucionet vendore e as nga ato ndërkombëtare si UNMIK-u e EULEX-i.

Madje, sipas tij asnjëherë nuk është paraqitur as një plan program që ofron siguri dhe benificione të mjaftueshme për të gjithë ata që dëshirojë ti ofrohen me dëshmi sistemit të drejtësisë.