Nëse vendosni të shkoni për pushime – qoftë pushime verore apo dimërore – por nuk keni kohë të mësoni gjuhën bazë vendase, atëherë jeni me fat. Pothuajse një milion njerëz që jetojnë përgjatë 72 shteteve anë e mbanë botës janë vlerësuar për aftësitë e tyre folëse të gjuhës angleze.

E para renditet Holanda, e cila është shpërngulur nga vendi i dytë në vitin 2014 dhe 2015. E  dyta renditet Danimarka, që ndiqet pas nga Suedia (e cila ishte renditur e para vitin e kaluar), Norvegjia, Finlanda, Singapori dhe Luksemburgu, transmeton Telegrafi.


2

Kjo është lista e plotë me vendet ku flitet më së miri gjuha angleze:

- Holandë

- Danimarkë

- Suedi

- Norvegji

- Finlandë

- Singapor

- Austri

- Gjermani

- Poloni

- Belgjikë

- Malajzi

- Filipine

- Zvicër

- Portugali

- Republika Çeke

- Serbi

- Hungari

- Argjentinë

- Rumani

Fqinji i Britanisë së Madhe, Franca, është renditur i 29’ti, përderisa Spanja ka arritur të zë vendin e 25’të.

Shtetet me pikët më të vogla janë El Salvadori, Omani, Kuwaiti, Mongolia, Algjeria, Arabia Saudite, Libia, Iraku etj. /Telegrafi/