Një numër gjithnjë e më i madh i femrave gjenden në situatë që lidhja e tyre e përsosur i ka të gjitha, pos unazës së martesës…
Në fillim të lidhjes është vështirë të dihet se ku çon ajo dhe çfarë dëshirojnë partnerët. Dëshirojnë diçka më seriozisht apo janë të kënaqur me gjendjen ekzistuese?
Posaçërisht është e vështirë, nëse njëra palë e dëshiron martesën, ndërkaq tjetra atë hap e konsideron të panevojshëm.
MARTESA është gjë e mrekullueshme, por nuk është për secilin.
Sa herë je munduar ta hapësh këtë temë me të dashurin apo të fejuarin tënd e nuk ke marrë asnjë përgjigje. Përgjigjja është shumë e thjeshtë: sepse ai nuk do.
Dhe në raste të tilla nuk ia vlen ta gjuash mashkullin me grushte, por është mirë të ulesh e të mendosh se sa e rëndësishme je ti për atë. Nëse as kjo gjë nuk të ndihmon pasi ai të thotë gjithmonë që ti për atë je gjithçka, atëherë ulu dhe pyete se çfarë planesh ka ai për të ardhmen tuaj.
Vetëm pasi të kesh marrë një përgjigje të qartë për këtë, vendos me qetësi se si mendon ti zhvillosh marrëdhëniet e mëtejshme me të në të ardhmen e nëse ja vlejnë këto marrëdhënie të vazhdohen apo jo, transmeton Telegrafi.
Mashkulli nuk mund të dojë të martohet për disa arsye. Një nga to mund të jetë zhgënjimi i tij nga një marrëdhënie e mëparshme dhe ai nuk do të rrezikojë sërish. Në këtë rast duhet të përpiqesh të kuptosh shkakun e ndarjes së tij e të shohësh nëse je ti femra e ëndrrave të tij.
Një mashkull mund të mos dojë të martohet edhe pasi mbase mund të jetë bërë dëshmitar i një martese të dështuar të prindërve apo të miqve të tij.
Por çfarë të bësh në atë rast kur ai nuk do të martohet pasi i pëlqen komoditeti që ka dhe nuk do të ndryshojë asgjë. Ai parapëlqen që të vazhdoni të takoheni apo në rastin më të mirë të bashkëjetoni, pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi tjetër.
Por ka raste kur mashkulli nuk do të martohet pasi nuk është vërtetë i dashuruar, por është mësuar me të dashurën e tij dhe nuk bën asnjë hap përpara. Me meshkuj të tillë mund të kalojnë edhe vite të tëra e ai s’ka për të menduar ndonjëherë për martesë.
Ka edhe nga ata meshkuj që janë të dhënë pas karrierës e nuk duan t’i përkushtohen familjes, prandaj gjejnë justifikime nga më të ndryshmet për ta shtyrë diskutimin e martesës.
Gjithsesi, shkaqet janë të pafundme. Por një gjë është e sigurt, nëse ekziston dashuria dhe respekti i dyanshëm martesa do të vijë natyrshëm dhe ajo është vetëm hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë dhe i një investimi të vërtetë e serioz që quhet familje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Ti je e dashura numër 2
Ivanka Trump sinonim i elegancës në Ditën e Inagurimit, por çfarë sekreti fsheh veshja e saj?
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!