LAJMI I FUNDIT:

DËSHIRA PËR JETËN

DËSHIRA PËR JETËN

Poezi nga: Aboul-Qacem Echebbi
Përktheu: Maks Rakipaj

Nëse, ndonjë ditë, njerëzve do t’u vijë dëshira për jetën
atëhere edhe fati duhet t’u përgjigjet,
nata duhet të shqyhet,
zinxhirët duhet të thyhen
dëshira na mban gjallë, jo trupi
që avullon e humb në qiellin pafund të jetës.

Këtë kam dëgjuar prej gjithë të gjallëve,
shpirt’i tyre i fshehtë kështu më ka folur.


Në majë të malit, në më të fshehtën pemë
në detin e furishëm, dëgjoj zërin e erës:
ah, më dërgoftë në një vend në botë
ku shpresën të vesh e kujdesin tej ta hedh.

Shtigjet e rrëpirtë s’më fusin frikë,
as zjarret me flakë.
Të mohosh malet e lartë,
a s’është të jetosh gjithmonë në moçal?