Ish-kapiteni i Chelseat, Marcel Desailly ka këmbëngulur se klubi londinez do të mbijetojë nëse Eden Hazard shitet këtë verë dhe sipas tij një largim i belgut do të ishte pozitiv për Blutë.
Ylli belg ka qenë i lidhur me shumë skuadra të mëdha evropiane në vitet e fundit, por drejtuesit e Chelseat kanë refuzuar një shitje të tij.
Megjithatë, ish-kapiteni dhe legjenda e klubit, Desailly beson se Chelsea duhet ta shes Hazardin gjatë verës, pasi shitja e tij do të ishte pozitive për klubin.
Sipas Desailly, Blutë do të mund të blinin tre lojtarë të nivelit të lart me shitjen e Hazardit dhe do të jenë në gjendje të tërheqin zëvendësime të mjaftueshme gjatë verës pavarësisht se nuk luajnë në Ligën e Kampionëve.

“Abramovich është i pasionuar dhe ai do të jetë i zhgënjyer [me mos-arritjen e Ligës së Kampionëve], por ata do të jenë ende në gjendje të marrin disa lojtarë të mirë”, ka thënë fillimisht Desailly për Daily Mail.
“Nëse nesër shesin Hazardin, mund të nënshkruajnë me tre lojtarë të tjerë që mund të rriten në këtë nivel”.
“Edhe Willian, për shembull, është i shkëlqyer, por ai është vetëm një nga lojtarët”.
“Ai mund të ngrejë nivelin e tij dhe të sjellë një dimension të ri dhe të bëhet një lojtar tjetër i klasit të parë”, përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania