Një person është arrestuar për shkak se i njëjti ka sulmuar tre zyrtarë policorë derisa po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:50 në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti ka sulmuar tre zyrtarë policorë derisa po i shqiptonin një tiketë kundërvajtje. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/