LAJMI I FUNDIT:

Deri në 30 mijë euro shkon gjoba për klubet e Maqedonisë nëse këndohet në tribunë me gjuhë të urrejtjes

Deri në 30 mijë euro shkon gjoba për klubet e Maqedonisë nëse këndohet në tribunë me gjuhë të urrejtjes

Klubet sportive do të paguajnë dëmin e dhunës, sloganeve dhe këngëve nga ana tifozëve të cilët përdorin gjuhë të urrejtjes. Me ndryshimet e reja në Ligjin për parandalimin e dhunës dhe sjelljes jo të përshtatshme në ndeshje sportive dënimet rriten nga dy mijë deri në tetë mijë euro për klubin.

Për këndim të këngëve raciste në tribuna, përgjegjësinë e mban klubi dhe për të mos qenë klubet të dënuar, duhet të ketë person përgjegjës në mënyrë që të mos ketë gjuhë të urrejtjes dhe sjellje e pa toleruar nga tifozët.

Këtë herë, dënimet do të nisen nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, kështu nëse FFM, në kohë, ose në afat prej 48 orëve para fillimit të ndeshjes nuk vërteton se ka ndeshje sportiv me rrezik të shtuar dhe nuk njofton MPB-në dhe klubet, do të paguajë gjobë deri në tetë mijë euro.


Dënimi i deritashëm për FFM-në ishte vetëm dy mijë euro përtacërinë dhe mosinteresimin. Gjobë deri në tetë mijë euro do të shqiptohet për kundërvajtje në klubin mysafir sportiv, nëse në afat prej 72 orëve nuk njoftohet federata kompetente dhe organizatori (nikoqiri) në në ndeshje vinë tifozë dhe nëse nuk ndërmerren masa që klubi dhe tifozët të mos nxisin dhunë gjatë ndeshjes.

Me dhunë dhe sjellje e patolerueshme në ndeshje sportive konsiderohet “këndim i këngëve me mesazhe që nxisin urrejtje dhe dhunë në bazë të përkatësisë etnike, racore dhe fetare”.

Klubi mysafir do të paguajë dënim nga 500 deri në tetë mijë euro nëse para 72 orëve para ndeshjes nuk njofton mysafirin se në mënyrë të organizuar vinë tifozët e tyre dhe nëse nuk e vërteton marshin lëvizës për të cilën e ka njoftuar edhe MPB-në.

Nëse organizatori nuk cakton person përgjegjësi që është përgjegjësi të mos ketë dhunë, këngë ofenduese, djegie flamujsh dhe nëse ka dhunë fizike, hedhje të gjërave ndaj lojtarëve dhe referëve, do të gjobitet nga 500 deri në 7000 euro.

Nga dy mijë euro dënimi rritet në shtatë mijë euro nëse mysafiri nuk vepron sipas udhëzimeve të MPB-së dhe nuk i heq mungesat që janë konstatuar 24 orë para ndeshjes me rrezik të lartë.

Nëse policia vërteton se ka rrezik nga sjlleja intoleratane, këndim të këngëve me tekst të urrejtjes, vulgaritet, ofendime në bazë fetare dhe kombëtare, organizatori duhet të ndërmerr masa për ta parandaluar për të mos marrë dënim, nga 500 deri në 7000 euro.

Kjo do të thotë se nëse në ndeshje ku ka sjellje të tillë, dhunë dhe këndim të këngëve me mesazhe urrejtje nga të dyja palët, MPB vetëm klubeve mund t’u shkruajë dënim deri në 30 mijë euro (dy herë nga shtatë mijë euro dhe dy herë nga tetë mijë).

Dënimi për një tifoz i cili këndon në tribunë me urrejtje dhe dhunë në bazë etnike, fetare dhe racore, ose do të vendosë transparent, flamuj dhe sende tjera me tekst urrejtje, dënimi do të jetë nga 200 deri në 250 euro që është më pak se sa ishte nga 600 deri në 1000, ndërsa po ashtu tani më pak do të dënohet edhe hedhja e gjërave në terren. Nga dënimi i deritashëm 500 deri në 1000 euro, dënimi për person është nga 180 deri në 250 euro.

Me ndryshimet e reja, dënimet më së shumti do të shkojnë për FFM-në dhe për ekipet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori