LAJMI I FUNDIT:

Deri në 20 mijë dollarë për një biletë – tifozët paguajnë shuma marramendëse për ta parë debutimin e Messit për Inter Miami

Deri në 20 mijë dollarë për një biletë – tifozët paguajnë shuma marramendëse për ta parë debutimin e Messit për Inter Miami
(Foto: Getty Images)

Biletat për ta parë debutimin potencial të Lionel Messit për Inter Miamin kanë shkuar deri në 20.000 dollarë dhe derisa çmimet po vazhdojnë të rriten, drejtuesit e klubit po përpiqen të shtojnë edhe 3.000 ulëse në stadium.

Çmimi më i lirë i rishitjes së biletave për ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Cruz Azul që zhvillohet më 21 korrik, që parashikohet të jetë ndeshja e parë e argjentinasit në MLS, është rritur me 1.034 për qind.

Në fillim të javës, biletat në StubHub shtriheshin nga 810 dollarë deri në 20.701 dollarë – bën të ditur Daily Mail.


Shitësi më i madh i fanellave në MLS, Carlos Vela: Ardhja e Messit? Nuk ka rëndësi kush ndodhet në skuadrat tjera
Lexo po ashtu Shitësi më i madh i fanellave në MLS, Carlos Vela: Ardhja e Messit? Nuk ka rëndësi kush ndodhet në skuadrat tjera

Në ndërkohë, klubi është duke shfrytëzuar një strategji duke mos i nxjerrë akoma në shitje biletat për ndeshjet e ligës, në mënyrë që të përfitojë më shumë nga shitja e biletave pas arritjes së superyllit të futbollit në Florida.

Njëherësh, Inter Miami do të shtojë edhe 3.000 ulëse në DRV PNK Stadium deri në muajin gusht, për t’i plotësuar paksa kërkesat e jashtëzakonshme për ta parë Messin në aksion, duke e ngritur kapacitetin e stadiumit në 22.000 ulëse.

Sipas The Miami Herald, pos ndeshjeve si vendas, biletat për takimet e Inter Miamit janë rritur 1.000 për qind edhe kur skuadra do të luajë si mysafir – duke u sjellë përfitime të majme edhe klubeve kundërshtare në MLS. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori