LAJMI I FUNDIT:

I dërguari i Trumpit njofton se Ukraina ka rënë dakord të mbajë zgjedhje presidenciale

I dërguari i Trumpit njofton se Ukraina ka rënë dakord të mbajë zgjedhje presidenciale

I dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff pohoi se Kievi ka “pranuar” të organizojë zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, pa dhënë detaje apo prova që mbështesin pretendimin e tij.

Në një intervistë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Witkoff deklaroi se “do të ketë zgjedhje në Ukrainë”, duke shtuar se udhëheqja e vendit të shkatërruar nga lufta ishte “pajtuar me të”.


Bëhet e ditur se administrata Trump ka rritur presionin për të detyruar Ukrainën të organizojë zgjedhje në kohë lufte, gjë që vendit i është ndaluar me kushtetutë, shkruan Politico, përcjell Telegrafi.

Presidenti amerikan e ka përshkruar homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, si një “diktator pa zgjedhje”.

Kritikët thonë se zgjedhjet e kohës së luftës do ta ekspozonin Ukrainën ndaj taktikave të destabilizimit të Rusisë dhe do të ishin një makth logjistik për t’u organizuar në një vend që mbron veten nga një pushtim i gjithanshëm.

Në të njëjtën intervistë, Witkoff trajtoi gjithashtu hyrjen e mundshme të Ukrainës në aleancën ushtarake të NATO-s, të cilën Rusia e kundërshton ashpër.

“Nëse do të ketë një marrëveshje paqeje, Ukraina nuk mund të jetë anëtare e NATO-s. Unë mendoj se kjo është pranuar gjerësisht”, tha Witkoff.

Por i dërguari i SHBA-së sugjeroi se Ukraina mund të përfitojë ende nga garancitë e ngjashme të sigurisë që u ofrohen shteteve të NATO-s sipas klauzolës së mbrojtjes kolektive të nenit 5 të aleancës, me anë të së cilës anëtarët e saj janë të detyruar t’i ofrojnë ndihmë njëri-tjetrit nëse njëri prej tyre sulmohet.

“Unë mendoj se është e hapur për diskutim”, tha i dërguari i posaçëm amerikan, pa dhënë më shumë detaje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Qytetarët e Kroacisë raportojnë për spirale të çuditshme në qiell

Kroacia
Zelensky fle poshtë pikturës së Kremlinit duke u djegur

Zelensky fle poshtë pikturës së Kremlinit duke u djegur

Evropa
Pesë gjëra që duhen ditur për bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë

Pesë gjëra që duhen ditur për bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë

Botë
Kabineti Trump ia huq, fut redaktorin e gazetës në grupin “sekret” në Signal - biseduan për sulmet ushtarake në Jemen

Kabineti Trump ia huq, fut redaktorin e gazetës në grupin “sekret” në Signal - biseduan për sulmet ushtarake në Jemen

Amerika
Putin godet civilët ukrainas me raketa ndërsa të dërguarit e tij diskutojnë 'paqen' me përfaqësuesit e Trump në Arabinë Saudite

Putin godet civilët ukrainas me raketa ndërsa të dërguarit e tij diskutojnë 'paqen' me përfaqësuesit e Trump në Arabinë Saudite

Evropa
Gjermania do të investojë 1 trilion euro - por si dhe ku?

Gjermania do të investojë 1 trilion euro - por si dhe ku?

Evropa
Kalo në kategori