Më shumë se 400 banorë të një fshati në Filipine janë evakuuar, pasi mbi 250 mijë litra derivate janë derdhur nga rezervuari duke përfunduar në det.

“Njolla e naftës ishte aq e madhe, sa që jemi detyruar t’i strehojmë banorët në dy shkolla, kemi pranuar kërkesën për evakuim”, ka deklaruar kryetari i Loilo, Jerry Tererns, transmeton Telegrafi.


Siç raporton AP, derdhja e derivateve ka filluar të premten, kur ndodhi një shpërthim në afërsi të rezervuarve.

Për fat të mirë në këtë incident nuk është lënduar askush. /Telegrafi/

2 21

3 13