Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, zgjodhi një mënyrë ndryshe për të shprehur qëndrimin e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi kryesuesi Avni Dehari disa herë nuk lejoi deputetët të mbajnë deklarime.

Në mungesë të fjalës, Hoxha u ngjit në foltore me letra në duar, përmes të cilave përcolli mesazhe të qarta politike.


Nëpërmjet këtyre pankartave, Hoxha i bëri thirrje partisë në pushtet që të respektojë betimin e dhënë si deputetë dhe të mos e mbajë peng vendin për një emër apo për një çështje të vetme.

Mesazhet e lexuara përmes letrave përfshinin:

“Respektojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Kthehuni në rendin e ditës”.

“Kosova nuk mund të mbahet peng për një emër”.

“As për një komision për votim të fshehtë”.

“Ju lutem thirrni arsyes”.

“Mos e cenoni demokracinë”.

“Mos e mbani peng Kosovën”.

“Ju edhe mundeni me na ndal mikrofonin”.

“Por zanin tonë nuk mundeni me ndal asnjëherë”. /Telegrafi/