LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e PDK-së: Qytetarët në gjendje të rëndë, presidentja Osmani po heshtë

Deputetja e PDK-së: Qytetarët në gjendje të rëndë, presidentja Osmani po heshtë
Blerta Deliu-Kodra (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani se po heshtë, derisa qytetarët po ballafaqohen me kriza të shumëfishta.

Ajo i bëri thirrje të parës së shtetit që të deklarohet lidhur me situatën e rëndë me pandeminë COVDI-19, çmimet e larta të produkteve dhe paralajmërimet për ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Dua të flas për heshtjen e presidentes së vendit. Heshtjen e të parës së shtetit, e cila ka një kohë të gjatë që zonja Osmani nuk është deklaruar lidhur me gjendjen me të cilën janë qytetarët e Kosovës, dëmtimin e shëndetit publik, masat e rënda me çmimet që janë të larta dhe po shtrenjtohen çdo ditë, me paralajmërimet e rënda dhe enorme të rritjes së çmimit të energjisë elektrike”.


“Zonja Osmani ka qenë bartëse e listës që ka fituar zgjedhjet, natyrisht edhe për shkak të pozitës së saj kushtetuese dhe ajo që është një nënë dhe një grua, sot dua të bëjë thirrje që ajo të deklarohet për zhvillimet e fundit. Pasi ka folur me të drejtë edhe për zhvillimet në Ukrainë dhe Rusi, qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dëgjojnë edhe zërin e të parës së shtetit”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori