LAJMI I FUNDIT:

Deputetja britanike bënë deklaratën e fuqishme në mbështetje të Kosovës – thotë se fajtori kryesor në këtë situatë është Serbia

Deputetja britanike bënë deklaratën e fuqishme në mbështetje të Kosovës – thotë se fajtori kryesor në këtë situatë është Serbia

Deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns edhe një herë ka dalë me një deklaratë të fuqishme në mbështetje të Kosovës, pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Në deklaratën e bërë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Kearns e bëri të qartë se kush është në të vërtetë fajtori në gjithë këtë situatë, dhe se kritikat dhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të rrezikshme dhe të padrejta.

“Situata në Kosovës është kritike, dhe Mbretëria e Bashkuar ka një përgjegjësi unike atje. Ne duhet të flasim hapur për këtë gjë. Ajo që po ndodh aktualisht në Kosovë është rezultat i ndërhyrjes së jashtme të Beogradit 18 muaj më parë, kur bëri ndërhyrje në zgjedhjet e brendshme të Kosovës. Beogradi u tha serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet ishin të drejta dhe të lira, por nuk patën pjesëmarrjen e kënaqshme, sepse Vuçiqi u tha serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë”, tha Kearns.


Më tej deputetja britanike, ka theksuar se më e keqja është se vendet perëndimore të BE-së dhe SHBA-të sulmojnë Kosovën për dëshirën për të mbrojtur të drejtat e kryetarëve të komunave për të shkuar në zyrat e tyre.

“Ne pamë edhe një sulm brutal të milicisë së armatosur dhe mbështetur nga Beogradi, kundrejt KFOR-it, ku 26 ushtarë u plagosën rëndë dhe u shtruan në spital dhe përgjigja ishte për të kritikuar Kosovën: “Si guxoj Kosova që ta krijojë këtë situatë!”. Ne e dimë megjithatë se ishin milici të financuara nga Beogradi dhe situata në fund u krijua nga Beogradi kur tha: “Mos merrni pjesë në zgjedhje””, tha Kearns, shkruan Telegrafi.

Kearns ka përmendur më pas edhe kidnapimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës, duke thënë se ata rrëmbyen ilegalisht dhe rrëmbimi është gjithmonë i paligjshëm sipas legjislacionit ndërkombëtar.

“Më në fund, pati një përgjigje dhe pamë një ekuilibër: “Beogradi dhe Prishtina duhet të punojnë për normalizimin, qetësimin dhe de-përshkallëzimin”. Mirëpo, fajin e kishte Serbia dhe nuk u kundërshtua fakti se ishte ndalim arbitrar dhe i paligjshëm. Kur Serbia rrëmbeu tre policët kosovarë, nuk kishte asnjë dënim. Në fakt, Serbia mori pjesë në një stërvitje ushtarake me SHBA-në vetëm një javë më vonë, ndërkohë që policët kosovarë mbaheshin ende ilegalisht. Çfarë mesazhi i dërgon kjo Kosovës”, pyeti Kearns, shkruan Telegrafi.

Ajo kërkoi nga qeveria britanike që ta bëjë të qartë se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë sovranitetit territorial dhe demokracisë së Kosovës.

“Për ta bërë këtë, ne duhet të zgjerojmë mandatin e KFOR-it për të siguruar një qasje më proaktive për të luftuar kontrabandën e armëve dhe milicitë në veri të Kosovës. Ne duhet të sigurojmë drejtësi dhe të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të operuar një politikë kuptimplote të diplomacisë parandaluese”, ka deklaruar Kearns. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori