LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Sveçla ia kujton Brovinës dënimin për dëshmi të rreme

Deputeti Sveçla ia kujton Brovinës dënimin për dëshmi të rreme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla, ka thënë se deputetja Flora Brovina duhet të përballet me drejtësinë, pasi ajo sot pranoi se foton që e publikoi dje mund të jetë e falsifikuar dhe se nuk e ka verifikuar.

Sveçla në një statusi në rrjetin social Facebook, ka paraqitur disa nene të Kodit Penal, të cilat sipas tij dënojnë atë që ka bërë Brovina.

Ai në statusin e tij po ashtu  ka përmendur edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.


“Drejtësia duhet të veproj.

Flora;
• Neni 390, par. 2 i Kodit Penal: “Kushdo që ofron prova të rreme për veprën penale . . . dënohet me [gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet]”

Kadri;
• Neni 394, par. 1 i Kodit Penal (“Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”): “1. Kushdo që me anë të detyrimit apo ryshfetit, me qëllim të . . . nxitjes së ndonjë personi që të jep deklaratë të rreme, të ofrojë dokument të rremë . . . në procedurë zyrtare . . . dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”
• Neni 32, par. 1 i Kodit Penal (“Shtytja”): “Kushdo që me dashje e shtytë personin tjetër të kryejë vepër penale dënohet sikurse ta kishte kryer vet atë vepër penale nëse vepra penale është kryer”.

Vetëm kështu mund te riparohet reputacioni i Kosovës. Ose, reagimi masiv qytetar”, ka shkruar në Facebook, Xhelal Sveçla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori