LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i partisë së Vuçiqit thotë se Rusia po e destabilizon gjithë rajonin

Deputeti i partisë së Vuçiqit thotë se Rusia po e destabilizon gjithë rajonin
Foto: Ilustrim

Deputeti i Partisë Progresive të Serbisë që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq, Dragan Shormaz ka komentuar situatën në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit me targa.

Për vizitën e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko konkretisht në bazën ushtarake të Rudnicës, ka thënë se me këtë veprim Rusia po e destabilizon të gjithë rajonin.

Shormaz, i cili gjithashtu është kreu i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i pyetur se si e sheh vizitën e ambasadorit rus në një situatë kaq të ndjeshme, ai tha se “ne mund të përpiqemi ta vendosim atë në kontekstin që Rusia është interesuar për paqen”.


Situatë e qetë në veri, Njësia Speciale dhe KFOR-i shihen në patrullime
Lexo po ashtu Situatë e qetë në veri, Njësia Speciale dhe KFOR-i shihen në patrullime

Megjithatë, ai nuk beson në këtë dhe se sipas tij, Rusia po destabilizon të gjithë rajonin.

“Unë i kam akuzuar ata se qëndronin prapa protestave të mbajtura në muajin korrik të vitit të kaluar për shkak të masave ndaj pandemisë COVID-19. Rusia nuk mund të bëjë asgjë. Nuk më pëlqen fakti që dërgohet një fotografi për të mashtruar qytetarët e Serbisë nga Rusia, ngase çështja jonë me Kosovën nuk mund të zgjidhet në Këshillin e Sigurimit të OKB -së”, thotë ai, raporton Danas.

BE-ja pret që të mërkurën të mbahet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel
Lexo po ashtu BE-ja pret që të mërkurën të mbahet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel

Sipas deputetit serb, çështja e Kosovës mund të zgjidhet përmes dialogut, duke shtuar se do të ishte mirë të krijohen marrëdhënie sa më të mira me Shtetet e Bashkuara ngase Rusia nuk mund të bëjë asgjë.

“Problemi mund të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe në atë dialog do të ishte mirë të krijoheshin marrëdhënie sa më të mira me Shtetet e Bashkuara, sepse Rusia nuk mund të bëjë asgjë, Kina nuk mund të bëjë asgjë dhe Bashkimi Evropian nuk mund të bëjë asgjë”, përfundon Shormaz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori