Në tryezën e diskutimit rreth nismës ligjore lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, iniciuar nga deputeti Mërgim Lushtaku, përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane dhe ekspertë të komunikacionit ishin kundër heqjes se kritereve për importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet, kjo për arsye siç u shprehen ata të ruajtjes së mjedisit në vend.
Ndonëse, deputeti Lushtaku gjatë arsyetimit të kësaj nisme ligjore, theksoi se në asnjë vend të Evropës nuk ka kufizim të importit të veturave me dhjetë vjet.
Ai tha se në vendet evropiane ka vetëm standard të euro diesel 4, dhe shtoi se janë edhe për ruajtjen e ambientit në Kosovë, raporton KP.
“Në vendet evropian kemi vetëm standard të euro diesel 4, nuk ka standard me dhjetë vjet ose 15 vjet. Në Evropë në bazë të hulumtimeve që kemi pasur edhe me ekspert të ndryshëm nuk qëndron asnjë herë ndalesa me vjet, por ndalesa është vetëm me euro diesel 4. Prandaj, edhe ky kufizim ka qenë një dënim për qytetarët, sepse derisa veturat vijnë sidomos nga Gjermania dhe Zvicra, ato sigurisht se duhet t’i plotësojnë kriteret, standardet që i ka edhe Evropa dhe sigurisht që ato standarde i synojmë edhe ne.
Te pjesa e vjetërsisë së veturave në Kosovë sigurisht që është e vjetër dhe besoj që kjo do t’i kishte mundësuar qytetarëve që nëse e ka një veturë 2005, ta blen një veturë të vitit 2007-2008 për shkak të standardit ekonomik, por gjithmonë duke ruajtur ambientin, sepse edhe fokusi im si deputet nuk është vetëm të kursehet xhepi i qytetarëve, por në të njëjtën kohë të kemi një ambient ku edhe ne i rrisim familjet tona në Kosovë”, theksoi Lushtaku.
Në këtë tryezë u trajtuan me fokus të veçantë nenet (44, 63) ku përcaktohen kriteret për importin e veturave dhe ndërrimin e pronësisë.
Nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Vesa Sahatçiu theksoi se qëndrimi i OEAK mbetet që nuk mund të importohen vetura më te vjetra se dhjetë vjet, për shkak siç u shpreh ajo të ruajtjes së ambientit.
“Ne vazhdimisht si odë kemi pasur qëndrime saktësisht për nenin 44 që nuk mund të importohen vetura më te vjetra se dhjetë vjet, dhe prapë e kemi të njëjtin qëndrim që nuk duhet të importohen këto vetura, për shkak se vendi i Kosovës veç përballet me nivele shumë të larta të ndotjes. Kështu që duhet me menduar më shumë për mjedisin”, theksoi ajo. Edhe oda ekonomike gjermane është pro mbrojtjes së ambientit”, theksoi ajo.
Edhe përfaqësues nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare patën mendim të njëjtë sikur ajo Amerikane. Ndërsa, për këtë qëndrim të odave, deputeti nga PDK-ja, Lushtaku ka sfiduar këto oda se nëse ka ndonjë shtet në Evropë, do ta tërheqë këtë nismë ligjore.
“Prandaj, unë e kuptoj edhe shqetësimin e disa organizatave por nuk është e arsyeshme që të arsyetohet edhe mungesa e kontrollit të institucioneve të Kosovës dhe paaftësisë së tyre dhe pastaj të dënohen qytetarët pse nuk kanë mundësi me i kontrolluar ato automjete nëse nuk janë me standard konform të Evropës… (Fund gati) Ju ftoj edhe juve Odave Ekonomike të më sfidoni në aspektin se nëse ekziston në BE dhe ndonjë shtet tjetër që ka ndalim të veturave në vite, atëherë edhe unë jam në rregull dhe sigurisht se do të tërheqë këtë nismë. Aq sa jam i informuar nga ekspert të ndryshëm, kemi vetëm kushte në standard, ku jam edhe unë me i rritë standardet euro-diesel 5-6”, theksoi ai,
Eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi tha se e kupton shqetësimin e deputetit Lushtaku, por shtoi se Kosova nuk duhet të bëhet deponi lëvizëse e mjeteve motorike.
“Vendi ynë duhet me u orientuar drejt politikave të qarta dhe lehtësirave për importin e automjeteve të reja, jo për inkurajimin e qytetarëve për me i marrë automjetet më të vjetra se dhjetë vjet. Në vendet e zhvilluara industria e automjeteve ka filluar gradualisht me i ndal prodhimet e automjeteve me derivat-naftë…Kështu që është momenti që ne më shumë duhet me menduar rreth mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve rreth integrimit të transportit tonë publik në transportin e gjelbër dhe krijimit të kushteve, përfshirë edhe infrastrukturën ligjore.
E kuptoj shqetësimin e deputetit dhe të një grupit tuaj këtu. Edhe unë e kam një automjet të vitit 1988, dhe me shumë dashni e mbaj atë veturë. Por, ne duhet të mendojmë se si Qeverinë duhet me krijuar lehtësira qytetarëve për me pasur automjete të reja. Kosova me këto veprime që ne me lejuar importimin e automjeteve të vjetra, ne vendin po e shndërrojmë deponi të lëvizshme me automjete motorike. Përderisa, Evropa i pastron rrugët e veta nga automjetet e vjetra po i bien në Kosovë dhe ne po merremi me ato automjete”, theksoi ai.
Kjo iniciativë e deputetit Lushtaku gjeti përkrahje nga Shoqata e Kontrolleve Teknike në Kosovë.
Rrustem Nika nga kjo shoqatë theksoi se heqja e kufizimit të vjetërsisë së automjeteve nuk paraqet problem, por shtoi se sfiduese mbeten derivatet.
“Në kuadër të kontrolleve teknike, për neve nuk paraqet problem ky ligj as ky nen e as neni 44. Duke u nisur prej parimeve që çdo automjet ka specifika e veta. Për neve shqetësimi më I madh është tek derivatet. Ne nuk kemi problem me Euro-4, por problemet ne I kemi me veturat e reja për shkak që derivatet jo kualitativ”, theksoi ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe