LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së kërkon falje publike: Më shumë se bastioni i Podujevës, ne thyem zemrat e simpatizantëve

Deputeti i LDK-së kërkon falje publike: Më shumë se bastioni i Podujevës, ne thyem zemrat e simpatizantëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka thënë se zgjedhjet e Podujevës janë alarmi më i fuqishëm për këtë parti se duhet ribrendim politik.

“LDK tash e 30 vite është parti me të cilën kanë kaluar procese të mëdha. Tash ne duhet të reflektojmë si parti…Unë i falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen. Iu kërkojë falja publike të gjithë dashamirëve të LDK-së për çfarëdo zhgënjimi që LDK ka krijuar te ata”, tha ai në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

Bislimi thotë se pas mësimit që ka marrë nga Podujeva LDK do të jetë e gatshme të rikthehet.


“Është koha që ne të reflektojmë dhe marrje të përgjegjësisë. Shumë njerëz janë ngritur në politikë me papërgjegjësi politike”.

Deputeti i LDK-së thotë se më shumë se thyerja e bastionit “ne i kemi thyer zemrat e simpatizantëve të LDK-së”.

“Ky elektorat nuk meriton zemër thyerjen që iu kemi bërë ne”.

Bislimi thotë se nuk mund të pretendojë dikush se ky elektorat është si ai i para 20 viteve por sipas tij alarmi në LDK nuk mund të fshihet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori