Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Ralf Gjoni u bëri thirrje socialistëve dhe veçanërisht kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla që të miratonin së bashku një rezolutë për të dënuar krimet e serbëve ndaj shqiptarëve.
Ai tha se ka ardhur koha që Tirana dhe Prishtina të flasin njëzëri, që të mos ketë kufi dhe të për të mbrojtur imazhin e Kosovës.
“Nuk ka mundësi që për shkak se kemi komplekse nga disa burracakë në BE, që ne të përdhosim luftën e Kosovës, që ka qenë luftë e shenjtë për të mbrojtur viktimat e Milloveshiqit, ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Ka ardhur koha që Tirana dhe Prishtina të flasin njëzëri, ka ardhur koha të mos ketë më kufi midis Shqipërisë dhe Kosovës. Duhet të flasim njëzëri për të mbrojtur imazhin e Kosovës”, tha Gjoni.
Deputeti shqiptar tha se duhet të lihen akuzat e ndërsjella dhe të bëhemi bashkë një herë të vetme për kombin tonë, pasi -siç tha ai- kombi është mbi gjithçka dhe sidomos përmbi interesave meskine të partiçkave.
“Ju bëj thirrje socialistëve, zotit Balla në veçanti që duhet të ulemi bashkërisht ta diskutojmë në interes kombëtar ku të dënojmë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, s’duhet të lejojmë që Vuçiq të fitojë luftën e informacionit duke e kthyer pllakën. Ajo gjykatë në Hagë nuk u shërben interesave shqiptare, është antishqiptare. Serbia është ulur këmbëkryq në Tiranë, të bashkojmë forcat, të lëmë akuzat e ndërsjella dhe të bëhemi bashkë një herë të vetme për kombin tonë, kombi është mbi gjithçka dhe sidomos përmbi interesave meskine të partiçkave. Zoti Balla eja ulemi kalojmë një rezolutë, për të dënuar krimet e serbëve ndaj shqiptarëve”, tha Gjoni, i cili e përqendroi fjalën e tij te gjyqi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë”, deklaroi Gjoni. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Andonovski: Maqedonia bëhet lider në shërbimet elektronike në Ballkanin Perëndimor

Tom Doshi flet pas daljes nga SPAK, shpreh mbështetjen për reformën në drejtësi

Pas një mosmarrëveshje me të dashurin e saj, ia vjedh armën dhe shkrep një fishekë në Prishtinë- gruaja dërgohet në mbajtje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri