LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Batusha i drejtohet opozitës: Besoj dje e keni kuptuar përfundimisht që në lojën e shahut politik, Kurti është 10 hapa para

Deputeti Batusha i drejtohet opozitës: Besoj dje e keni kuptuar përfundimisht që në lojën e shahut politik, Kurti është 10 hapa para

Një ditë pas raportimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi, deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, ka parashtruar një pyetje për opozitën.

Deputeti i VV-së, Agon Batusha ka pyetur nëse opozita është zgjuar, duke kujtuar se kryeministri në politikë është dhjetë hapa para, transmeton Telegrafi.


“Në këtë mëngjes me shi, mendja po m’shkon tek opozita. Qysh janë qu sot? A thu a u kfjellen, a janë ma mirë?! Besoj me dje përfundimisht e kanë kuptu që në lojën e shahut politik e diplomatik, Albini është dhjetë hapa para”, ka thënë ai.

Përfundon seanca, rreth 8 orë diskutim për dialogun
Lexo po ashtu Përfundon seanca, rreth 8 orë diskutim për dialogun

Ndryshe, të premten, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka raportuar për dialogun me Serbinë dhe draft-statutin për Asociacion.

Kurti para deputetëve tregoi se draf-statuti për Asociacion do të shikohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës pas nënshkrimit nga palët.

Kritika në drejtim të Kurtit kishte nga deputetët e opozitës, të cilët sipas tyre, kryeministri po pranon “Zajednicën”./Telegrafi/