LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i AAK-së sërish prezanton dokumente që dëshmojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Deputeti i AAK-së sërish prezanton dokumente që dëshmojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, sërish ka publikuar dokumente që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë.

Syla, përmes një postimi në Facebook, ka përmendur krimet në Suharekë, Suhodoll të Mitrovicës, Brusnik dhe Novolan të Vushtrrisë.

“Kufoma të ekskumuara, që ju ndryshohet vendi i varrimit dhe sipas gjasave, për çështje kohe, nuk kanë pas mundësi t’i transportojnë në Batajnicë apo vendvarrime të tjera. 18 kufoma në Suharekë, 25 në Suhodoll të Mitrovicës, 20 në Brusnik dhe 18 në Novolan të Vushtrrisë”, ka shkruar Syla.


Deputeti i AAK-së publikon dokumentet që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë
Lexo po ashtu Deputeti i AAK-së publikon dokumentet që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë
Postimi i plotë i deputetit Syla:

Kufoma të ekskumuara, që ju ndryshohet vendi i varrimit dhe sipas gjasave, për çështje kohe, nuk kanë pas mundësi t’i transportojnë në Batajnicë apo vendvarrime të tjera. 18 kufoma në Suharekë, 25 në Suhodoll të Mitrovicës, 20 në Brusnik dhe 18 në Novolan të Vushtrrisë.

81 motra e vëllezër tonë, që pasi u ekzekutuan, u mohuan nga varrimi dinjitoz dhe u shëtitën nëpër vendvarrime të ndryshme.

Pse ndodhi kjo bartje? Pse të lëvizen mbetjet mortore nga një vend në tjetrin? Çfarë fshehë Serbia? Pse ishin kaq mizorë me të gjallët por edhe me të vdekurit tonë? Janë shumë “pse” – ja?

Për shkak të pamjeve të tmerrshme, jam i detyruar që të mos publikoj të gjitha faqet e dokumenteve. Sot, po ndaj me ju, disa nga dokumentet që në fakt janë “raporte të vëzhgimit tekniko-kriminalistik të vendit të ngjarjes”, të kryera nga organet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, pak para largimit të tyre nga Kosova”, ka shkruar Syla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori