LAJMI I FUNDIT:

Deputetët shqiptarë të kryesuar nga Tabaku zhvilluan vizitë në Maqedoninë e Veriut me fokus integrimin evropian

Deputetët shqiptarë të kryesuar nga Tabaku zhvilluan vizitë në Maqedoninë e Veriut me fokus integrimin evropian

Anëtarët e komisionit për Integrimin Evropian në Kuvendin e Shqipërisë zhvilluan një vizitë në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në takimin e parë mes komisioneve të çështjeve të Integrimit Evropian.

Në cilësinë e kryetares së Komisionit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zhvilloi takim me kryetarin e komunës Tetovë dhe njëkohësisht kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilal Kasami, për të vijuar me turin e takimeve në Shkup.

Në qendër të axhendës ishin takimet me faktorin politik shqiptar ku në fokus ishte procesi i integrimit evropian dhe lidhja mes shteteve ku jetojnë shqiptarët.


Gjatë takimit të mbajtur në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Tabaku u shpreh në lidhje me rëndësinë e procesit të të integrimit, ndërsa theksoi faktin se procesi i integrimit është realisht transformues kur qytetarët përfitojnë prej tij.

Delegacioni zhvilloi takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferri dhe zv/kryeministrin Artan Grubi, me të cilin u diskutua lidhjet infrastrukturore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tabaku theksoi se në fushën e investimeve të huaja Maqedonia e Veriut është më përpara Shqipërisë duke përthithur më shumë investime.

Me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, takimi u fokusua në ndryshimet e kërkuara kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe interesin e rajonit në procesin e integrimit. Të dyja palët ranë dakord se integrimi rajonit është jetik dhe i domosdoshëm duke parë rrezikun rus që është krijuar në rajon që pas agresionit rus të Ukrainës.

Tabaku u takua edhe me deputetët e VRMNO me të cilët diskutoi çështjet mbi ndryshimet kushtetuese dhe proceset e integrimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Kalo në kategori