Pas vendimit të Këshillit Shtetërorë për Cilësi për mos akreditimin e tri Universiteteve publike, atij në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë, si dhe disa universiteteve private, kanë reaguar edhe deputetët e komisionit për arsim në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se nëse Këshilli Shtetërorë për Cilësi ka vepruar duke u bazuar në ligj, atëherë e mbështet vendimin e tyre.
“KShC është i pavarur, ata duhet të veprojnë bazuar me ligj. Dhe derisa veprojnë bazuar në ligj, mendoj se për komisionin për arsim dhe për mua si deputet, është çdo gjë në rregull”, ka thënë ai.
Kurteshi ka folur edhe për disa nga reagimet e zyrtarëve shtetëror lidhur me këtë vendim.
“Kushdo që e konteston vendimet e tyre, duhet vetëm me e pa a janë ato vendime të bazuara apo janë subjektive. Nëse janë subjektive, duhet t’i kundërshtojmë, nëse janë të mbështetura me ligj duhet të përkrahen, sepse në fund të fundit Këshilli Shtetërorë për Cilësi është themeluar që ta mbrojë cilësinë e arsimit në Kosovë”, ka thënë ai.
Ndërsa sipas anëtarit të këtij komisioni, Abdyl Salihu nga PDK, ky veprim është në dëm të arsimit.
“Vendimi i marr nga KShC për mos akreditimin e këtyre universiteteve është dëm për arsimin. Sa investimi është bërë në arsim në të gjithë Kosovën, që të avancohet arsimi, të hapen universitete, të krijohen kuadro, pa dyshim që është në dëm të arsimit”, ka thënë ai për Telegrafi.
Sipas tij edhe reagimi i kryeministrit Haradinaj ishte i duhur.
“Reagimi i kryeministrit është i drejt sepse dikush duhet të flas në këtë vend, dikush duhet ta thotë atë që duhet. Tani do të ketë reagime të shumta për këtë vendim”, është shprehur ai.
Ndryshe ndaj deklaratës së kryeministrit Haradinaj, ka reaguar edhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), i cila ka shprehur shqetësim për nivelin e ulët të informimit të Kryeministrit Haradinaj dhe zyrës së tij lidhur me çështjen e mos akreditimit institucional të universiteteve publike të Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës.
Në reagimin e ORCA thuhet se mos akreditimi institucional do të thotë pamundësim i regjistrimit të studentëve vetëm për këtë vit, ndërkohë që këto institucione do të vazhdojnë të punojnë normalisht madje duke u përgatitur për aplikim për akreditim sërish vitin e ardhshëm.
“Si Kryeministër i vendit zt. Haradinaj në vitin 2018 ia ka dhuruar Kosovës përjashtimin nga EQAR dhe degradimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditimin në Asociancionin Europian ENQA, nga “anëtar” në “anëtar nën vëzhgim”. Kjo ka ndodhur si pasojë e shkarkimit të bordit të kaluar të Agjencisë. Si rrjedhojë, Agjencia e Kosovës për Akreditim në shtator të këtij vitit do ta marrë vendimin përfundimtar për vazhdim apo jo të anëtarësisë në ENQA. Ndërhyrja e sotme nga Kryeministri, e dyta me radhë, qoftë edhe si deklaratë, tashmë e rrezikon Agjencinë për përjashtim nga Asociacioni Europian ENQA”, thotë ORCA, përcjell Telegrafi.
Ndryshe sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se reagimi i tij ka ardhur për shkak të familjeve që kanë jetë mesatare dhe të atyre të varfra, pasi që sipas tij fëmijët e këtyre familjeve nuk do të mund të regjistrohen këtë vit.
“Për mua si kryeministër është i papranueshëm fakti që maturantët e Pejës, Prizrenit, Mitrovicës, të familjeve që janë të varfra ose mesatare mbesin pa u regjistruar këtë vit. Këtë problem që ta zgjidhim duhet të angazhohemi, por nuk e pranoj faktin që familjet e varfra ose mesatare që nuk kanë kushte që këta fëmijë t’i dërgojnë në Prishtinë sepse rritet kosto të mbesin pa u regjistruar në fakultet. Kjo ka merituar mënyrë tjetër të zgjidhjes”, ka thënë ai pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Merret vendimi për kanabisin mjekësor, përcaktohen zonat në Shqipëri ku do të mbillet

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët