Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar Paketën për Rimëkëmbje të këtij blloku, duke u hapur rrugën vendeve anëtare që të kenë qasje në gati 700 miliardë euro si kredi apo grante, me qëllim të tejkalimit të dëmeve ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19.
Grantet – rreth 300 miliardë euro – do të ndahen për investime dhe reforma, me qëllim të stimulimit të ekonomive të 27 vendeve anëtare.
Për të fituar qasje në të holla, shtetet e BE-së duhet të dorëzojnë planet e tyre për shpenzime deri më 30 prill. Komisioni Evropian dhe vetë shtetet e BE-së më pas duhet të pajtohen për secilin plan.
Në votimin e të martës, rezultatet e të cilit janë publikuar të mërkurën, deputetët e Parlamentit Evropian, kanë miratuar planin me shumicë votash.
Përgjatë debatit, deputeti Siegfried Muresan, që ka qenë i përfshirë në negociata, ka thënë se fondet duhet të shfrytëzohen për të modernizuar ekonomitë e shteteve.
“Këto para nuk duhet të përdoren për shpenzime të zakonshme të buxhetit, por për investime dhe reforma”, ka thënë ai, përcjell REL.
Shtetet anëtare ende duhet të pranojnë zyrtarisht paketën, mirëpo nuk pritet të ketë pengesa në këtë aspekt. Problemi më i madh do të jetë miratimi i vendimit që i mundëson bllokut evropian të huazojë paratë nëpër tregje. Shumica e paketës së rimëkëmbjes besohet se do të financohet në këtë mënyrë.
Kur ky dokument të ratifikohet dhe të miratohen planet kombëtare, Komisioni Evropian duhet të ndajë paratë për qeveritë, mirëpo ato nuk pritet të dorëzohen për disa muaj, marrë parasysh procedurat komplekse.
Plani i BE-së për rimëkëmbje do të mbulojë masat që zbatohen në periudhën shkurt 2021 deri gusht 2026.
Projektet që janë miratuar para planit për rimëkëmbje, do të mund të financohen po ashtu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze