Dënohen me rreth 9 vjet burg tre persona në Pejë për vepër penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë

Gjykata Themelore në Pejë njofton se ka dënuar sot me gjithsej tetë vjet e gjashtë muaj heqje lirie tre të pandehurit G.H, RR.H dhe RR.H., për vepër penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.
“Të pandehurit më 7.06.2017, rreth orës 15:05, në Pejë, pas marrëveshjes paraprake mes tyre , si bashkë kryes, me dashje tentojnë t’i provojnë nga jeta të dëmtuarit N dhe B.K. Ata me këtë rast kanë vënë në rrezik jetën e personave tjerë, B.R. dhe G.L., ku pas një fjalosjeje në mes të dëmtuarit B dhe të pandehurve për renovimin e lokalit të të pandehurit G, ky i fundit shkon te vetura, nxjerrë pushkën automatike dhe nga mesi i rrugës fillon të shtije në drejtim të të dëmtuarve N e B, duke zbrazur mbi 17 plumba. Si pasojë e të shtënave lëndimet trupore marrin dy kalimtarë të rastit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit i pandehuri RR.H. që ishte ulur afër të dëmtuarve, në tavolinën tjetër, ngritet dhe nxjerrë nga brezi pistoletën duke shtënë në drejtim të të dëmtuarit N gjithsej 4 herë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Ndërkohë i pandehuri tjetër RR.H. shtie me pistoletë në drejtim të të dëmtuarit B, duke i shkaktuar plagë trupore. Pas kësaj, të pandehurit hyjnë në veturë dhe ikin nga vendi i ngjarjes.
“Të pandehurit G.H., gjykata i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre vite e dy muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim si dhe dënim plotësues konfiskimi i armës që kanë qenë objekt i kryerjes së veprës penale e cila pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit do të asgjësohet. Të pandehurit RR.H., gjykata i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre vite e dy muaj, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim si dhe dënim plotësues konfiskimi i armës që kanë qenë objekt i kryerjes së veprës penale e cila pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit do të asgjësohet. Të pandehurit RR.H., gjykata i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e dy muaj, ku llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak si dhe dënim plotësues konfiskimi i armës që kanë qenë objekt i kryerjes së veprës penale, e cila pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit do të asgjësohet”, thekson njoftimi.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se të pandehurit obligohen veç e veç gjykatës t’ia paguajnë shpenzimet e procedurës penale në shumë prej 200 euro, ndërsa në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro, si dhe shumën prej 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.
Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurorë juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil, teksa kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker