Dënohen plaçkitësit, gjykata zbardh detajet e dy plaçkitjeve në Prishtinë të vitit 2014
Dhjetë persona janë dënuar me burg, gjobë dhe kompensim dëmesh për grabitjen në Swiss Diamond dhe Bankën TEB. Grabitja në hotelin e Prishtinës Swiss Diamond kishte ndodhur më 28 maj të vitit 2014, rreth orës 03:50 minuta, ndërsa në Bankën TEB më 1 qershor të të njëjtit vit. Grabitësit, sipas aktakuzës, në lokalin e Vilson Palokajt “Vip Gold”, brenda hotelit Swiss Diamond, kishin marrë stoli të çmueshme në vlerën 199,530.00 euro, ndërsa në Bankën TEB grabitën 39,930 euro.
Për këto grabitje akuzoheshin dhe u dënuan Shkëlzen Leci, Ibrahim Çollaku, Shpend Krasniqi, Durim Ajupi, Agon Dulla, Xhemajl Qadraku, Liridon Leci, si dhe Vebi Beqolli dhe dy djemtë e tij Fatlum Beqolli e Mentor Beqolli.
Grabitjen të akuzuarve, sipas aktakuzës, ua kishte bërë më të lehtë punëtori i sigurimit në Swiss Diamond dhe njëri nga të akuzuarit, Shpend Krasniqi.
Krasniqi sqarohet në aktakuzë se kishte lënë të hapura dyert e hyrjes kryesore të hotelit, si dhe kishte larguar punëtorin nga hyrja kryesore, ndërsa kishte hequr nga rruga edhe makinën e një mysafiri, duke e çuar në garazh. Pastaj, të akuzuarit kishin hyrë të maskuar, me dorëza në duar dhe të armatosur në hotel dhe kishin grabitur stoli në vlerën e gati 200 mijë eurove. Më pas, Shkëlzen Leci, Ibrahim Qadraku dhe Fatlum Beqolli, në grup edhe me Xhemajl Qadrakun, Mentor Beqollin dhe Hyzri Tullarin, një pjesë të stolive të vjedhura kishin fshehur në afërsi të një rruge në Matiqan.
Në aktakuzë thuhet se pas disa muajsh të akuzuarit i morën paratë nga vendi ku i kishin fshehur dhe i dërguan te shtëpia e Xhemajl Qadrakut, aty ku i gjeti edhe policia.
Pesë nga dhjetë të akuzuarit kishin grabitur edhe në Bankën “TEB” në Kodër të Diellit më 1 qershor 2014. Në këtë grabitje ishin përfshirë Shkëlzen Leci, Ibrahim Qadraku, Fatlum Beqolli, Liridon Leci dhe Agon Dulla. Sipas aktakuzës, ata kishin hyrë të maskuar dhe të armatosur në Bankën “TEB”, ku Tullari dhe Beqolli me armë në dorë i kishin kërcënuar punëtorët e bankës, me ç‘rast edhe kanë grabitur shumën e të hollave prej 39,930 eurove.
Gjykata për këto grabitje i shpalli fajtorë dhe i dënoi të akuzuarit.
Shkëlzen Leci, Ibrahim Qadraku dhe Fatlum Beqolli u dënuan me nga gjashtë vjet burgim, Shpend Krasniqi me tre vjet e gjashtë muaj burgim, e Agon Dulla me një vit e pesë muaj. Xhemajl Qadrakut, Mentor Beqollit dhe Liridon Lecit gjykata ua shqiptoi dënimin me burg prej nga një viti secilit, ndërsa Durim Ajupi është dënuar me nëntë muaj burgim, ndërkaq Vehbi Beqolli me gjobë në shumën prej 1.000 eurove.
Vehbi Beqolli në këtë proces gjyqësor akuzohej për armëmbajtje pa leje, ndërsa Durim Ajupi për dhënie të ndihmës personave që kryenin vepër penale.
Përveç dënimit me burg, tre të akuzuarit Shkëlzen Leci, Ibrahim Qadraku dhe Fatlum Beqolli do t’i kompensojnë dëmin bankës “TEB” shumën prej 39,930 eurove, si dhe të dëmtuarit Vilson Palokaj shumën e dëmit të shkaktuar prej 38,000 eurove.
Në njërën nga seancat e mbajtura, i dëmtuari Selim Pacolli ka deklaruar para trupit gjykues, në krye me gjyqtaren Shpresa Hasaj- Hyseni, se nuk kërkon kompensim të dëmit material.
Të akuzuarit e këtij procesi gjyqësor ishin dënuar edhe më herët nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por pastaj Gjykata e Apelit e kishte kthyer çështjen në rigjykim, ngase kishte konstatuar shkelje esenciale të dispozitave ligjore. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova