LAJMI I FUNDIT:

Dendias: Me Maqedoninë e Veriut duhet të dakordohemi për interpretim të drejtë të Marrëveshjes së Prespës

Dendias: Me Maqedoninë e Veriut duhet të dakordohemi për interpretim të drejtë të Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia e Veriut duhet t’i respektojë obligimet dhe në mënyrë të drejtë ta interpretojë Marrëveshjen e Prespës, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”.

“Lidhur me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është e qartë se duhet në mënyrë të përpiktë dhe saktë t’i përmbahet obligimeve nga Marrëveshja e Prespës. Në këtë është përfshirë edhe interpretimi i saktë, sepse çdo tekst ligjor, madje edhe teksti më i kompletuar dhe më i hollësishëm ka hapësirë për interpretim”.

“Duam të dakordohemi me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për interpretim të drejtë të marrëveshjes. T’i zgjidhim problemet me prodhimet. T’i mbrojmë interesat e bizneseve greke në mënyrë pozitive në tërë rajonin. Të respektohet gjithçka që është paraparë për çështjen e trashëgimisë kulturore të Greqisë antike”, thotë Denidas.


Siç informojnë nga AIM, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë sot është në Luksemburg ku do të merr pjesë në Këshillin e punëve të jashtme të BE-së.

Nesër, shefi i diplomacisë greke së bashku me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë do të marrin pjesë në Këshillin e punëve të përgjithshme në Union, ndërsa diskutimi do të përqendrohet në përgatitjen e Këshillit të ardhshëm të BE-së më 17 dhe 18 tetor. Theks i posaçëm do të vendoset edhe në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori