Dëmet materiale shumë të mëdha nga zjarri në ELKOS Center në Pejë, zjarrfikësit ende duke u munduar ta shuajnë

Zjarri i madh në qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë ende nuk ka arritur të shuhet, derisa zjarrfikësit vazhdojnë të jenë në vendngjarje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi në një deklaratë për Telegrafin tha se zjarrfikësit janë duke bërë përpjekje maksimale që ta shuajnë zjarrin e madh, ndërsa sipas tij dëmet materiale janë shumë të mëdha.
"Në vend ngjarje janë të gjithë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Zjarri nuk është shuar ende, zjarrfikësit po bëjnë përpjekje ta shuajnë. Dëme janë shumë, shumë të mëdha”, ka thënë ai.
I pyetur se nga çka është shkaktuar zjarri në këto depo, ai tha: ”Është çështje që nuk dihet ende”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































