Ousmane Dembele pësoi një dëmtim në kofshën e pasme gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit javën e kaluar, duke shkaktuar shqetësim te Paris Saint-Germain në prag të ndeshjes vendimtare.  

Megjithatë, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka konfirmuar se anësori francez është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit. 


"Ousmane Dembélé është stërvitur këto dy ditët e fundit dhe do të jetë në formë nesër (të mërkurën)", tha Enrique në konferencën për shtyp, duke rritur optimizmin te tifozët parisienë. 

PSG ka një avantazh minimal prej një goli falë fitores 1-0 në stadiumin “Emirates” dhe do të synojë ta ruajë epërsinë për të arritur në finalen e madhe.  

Arsenali mbetet i vendosur dhe beson se mund ta përmbysë rezultatin, duke kërkuar kualifikimin në finalen e parë të Ligës së Kampionëve pas gati dy dekadash.  Ndeshja e kthimit pritet të jetë tepër e zjarrtë dhe vendimtare për fatin e të dy skuadrave. /Telegrafi/  

telegrafi sport app