Ousmane Dembele dhe Kylian Mbappe janë dy emrat që kryesojnë garën për çmimin "Lojtari më i Mirë i FIFA-s", sipas prestigjiozes Le Parisien.

Dy yjet francezë kanë pasur sezone të jashtëzakonshme dhe konsiderohen si favoritët absolutë për këtë trofe individual.


Dembele vjen në këtë garë pasi u shpall fitues i "Topit të Artë" në shtator, si shpërblim për paraqitjet e tij mbresëlënëse me Paris Saint-Germain sezonin e kaluar, ku ishte një nga figurat kyçe të suksesit të klubit parisien.

telegrafi.com

Nga ana tjetër, Kylian Mbappé e mbylli sezonin si fitues i Këpucës së Artë Evropiane, duke shënuar më shumë gola se çdo lojtar tjetër në pesë ligat kryesore të Evropës.

Sulmuesi francez vazhdoi të konfirmojë statusin e tij si një nga lojtarët më vendimtarë në futbollin botëror.

Dembele dhe Mbappe kanë ndarë së bashku dhomën e zhveshjes te PSG, përpara largimit të Mbappes drejt Madridit, ndërsa vazhdojnë të jenë shokë skuadre edhe në Kombëtaren e Francës, ku përbëjnë një dyshe sulmuese shumë të frikshme.

Me dy karriera që po zhvillohen në nivelet më të larta dhe me trofe individualë e kolektivë në sfond, mbetet për t’u parë se cili prej tyre do të kurorëzohet si më i miri i FIFA-s, në një duel që pritet të jetë shumë i ngushtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app