LAJMI I FUNDIT:

Dema: Në UP nuk ka avancime të profesorëve me publikime në revista të dyshimta (Video)

Dema: Në UP nuk ka avancime të profesorëve me publikime në revista të dyshimta (Video)

Marjan Dema, rektor i Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, në një intervistë për emisionin “Përballje”, prodhim i Telegrafit, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka folur për gjendjen në këtë institucion të arsimit të lartë.

Dema ka thënë se gjatë këtyre dy viteve kishte sfida jo të lehta, por që kanë lënë mbrapa edhe shumë rezultate.

“Fillimisht më është dashur që një kohë ta incizoj gjendjen në Universitetin e Prishtinës, dhe mënyra e vetme për ta luftuar korrupsionin, ndikimet nga jashtë, nepotizmin është krijimi i një sistemi funksional dhe këtë e kemi arritur duke krijuar një transparencë më të lartë….” ka thënë Dema.


Sipas tij, në UP ka pasur progres dhe avancimet kanë qenë ndër temat kryesore.

“Avancimet në UP kanë qenë ndër sfidat kryesore.  Senati i UP-së e ka miratuar një rregullore, sipas të cilës e kemi vlerësuar cilësinë e publikimeve të personelit akademik në revista të ndryshme shkencore. Kjo na ka ndihmuar që gjatë kësaj kohe nuk ka pasur avancime të profesorëve me publikime në revista jo kredibile dhe të dyshimta. Kjo është ndaluar. Ata mund të publikojnë, por ne më nuk i marrim si bazë për avancim”, ka pohuar Dema.

Rektori Dema, që në muajin prill i bën dy vjet prej kur ka ardhur në krye të rektoratit të UP-së, ka deklaruar se më nuk do të ketë ndikime nga jashtë.

“Edhe me dashtë nuk mundem me i ndihmuar askujt. Kemi shumë familjarë të figurave publike, dekanëve, senatorëve që nuk janë avancuar. Pra nuk i kanë plotësuar kriteret”, ka pohuar Dema.

Sipas tij, “më nuk do të kryejë punë njoftësia në UP dhe se kishte me qenë utopi nëse themi se mund t’i ndihmojë dikujt, pasi që tash çdo gjë është listuar në tabelë dhe mund t’i kontrollojë çdokush”.

“Ideja jonë dhe përkushtimi ynë që brenda këtij afati të impelmentohet sistemi i Bolonjës tërësisht” ka deklaruar Dema.

Ai ka folur edhe për reformat në këtë institucion, numrin e studentëve dhe çështje të tjera.

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafi me gazetarin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë nga ora 20:10 në RTV Dukagjini e Telegrafi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori