Delegacioni ukrainas në SHBA takon menaxhmentin e prodhuesit të raketave Tomahawk
Një delegacion zyrtarësh të lartë ukrainas që po qwndron pwr vizitw nw Shtetet e Bashkuara, është takuar me përfaqësues të Raytheon, kompanisë që prodhon raketat Tomahawk.
Andrii Yermak, kreu i zyrës së presidentit të Ukrainës, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në X për këtë takim të rëndësishëm, transmeton Telegrafi.
Përveç Yermakut, në takim morën pjesë kryeministrja Yuliia Svyrydenko, Rustem Umierov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, zëvendësministri i parë Serhii Kyslytsia dhe Olha Stefanishyna, ambasadori i Ukrainës në SHBA.
Delegacioni ukrainas zhvilloi gjithashtu bisedime me përfaqësues të një kompanie tjetër amerikane të mbrojtjes, Lockheed Martin.
"Teknologjia e tyre po shpëton jetë: F-16 dhe sistemet e përparuara të mbrojtjes ajrore po mbrojnë qiellin ukrainas, ndërsa zgjidhjet e tyre ofensive mbështesin fuqimisht forcat tona në vijën e frontit," tha Yermak.
Ai shtoi se bashkëpunimi midis Ukrainës dhe kompanive amerikane "vazhdon të rritet".
Ukraina po kërkon të sigurojë raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të diskutojë çështjen Tomahawk me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky më vonë këtë javë. /Telegrafi/
Together with Prime Minister @Svyrydenko_Y, NSDC Secretary @rustem_umerov, First Deputy Foreign Minister @SergiyKyslytsya, and our Ambassador to the US @StefanishynaO,
we met with Lockheed Martin and Raytheon. Their tech is saving lives: F-16s and advanced air defense systems are… pic.twitter.com/kfmg5TzgmH
— Andriy Yermak (@AndriyYermak) October 15, 2025






























