Komisioni Shtetëror Zgjedhor dha rezultatin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë në Komunën e Studeniçanit.

Sipas KSHZ-së, nga 100% të vendvotimeve të numërura, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.


1. Stevo Pendarovski - 441 ose 7,88%
2. Gordana Siljanovska-Davkova - 335 ose 5,99%
3. Stevçe Jakimovski - 10 ose 0,18%
4. Bujar Osmani - 2.829 ose 50,54%
5. Biljana Vankovska - 18 ose 0,32%
6. Arben Taravari - 1.859 ose 33,21%
7. Maksim Dimitrievski - 22 ose 0,39%

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues. /Telegrafi/

studenican