Legjenda e Juventusuit, Alessandro Del Piero, ka thënë se nuk është dakord me fjalët e thënë nga Gianluigi Buffon për gjyqtarin Michael Oliver, duke thënë se pas disa ditësh do të mendojë ndryshe. 

Gjyqtari anglez akordoi penallti në minutën e fundit të kohës shtesë, pastaj me katron të kuq e largoi nga loja Gianluigi Buffonin.


GettyImages 944874716 Protesta e Juventusit pas penaltisë, (Photo by David Ramos/Getty Images)

Pas ndeshjes Buffon përdori fjalë që nuk janë dëgjuar më parë nga ai, shkaku i nervozizmit, duke e quajtur Oliverin kafshë dhe qe në vend të zëmrës ka një shportë mbeturinash.

“Kur foli Gigi për gjyqtarët … E kisha të vështirë ta kuptoja, sinqerisht”.

“Nuk e kuptoj pse duhet të flasësh për gjyqtarin e ndeshjes së parë, ky është futbolli duhet ta analizosh momentin, i mirë apo i keq”.

“Mendoj që pas disa ditësh ai do të ketë mendim tjetër për gjyqtarin dhe atë që ka thënë”, ka deklaruar Buffon.

GettyImages 71404653 Alessandro Del Piero dhe Gianluigi Buffon . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Del Piero dhe Buffon kanë luajtur së bashku për shumë vite te Juventusi dhe Italia. /Telegrafi/

telegrafi sport app