Një Ford Sierra i rrallë “i papërlyer” i lënë në një garazh për 20 vjet, ka dalë në ankand pas një renovimi që kushtoi rreth 10 mijë euro.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky Ford Sierra XR4I i vitit 1984, me 75,821 milje të kaluara, vjen me manualet e tij origjinale.
Siç bëhet e ditur më tej, kjo veturë e veçantë u regjistrua në maj të vitit 1984, por u ble nga shitësi në vitin 1992.
Car and Classics, e cila aktualisht po merret me ankandin, pretendon se Ford-i është rilyer në blu të kaltër në vitin 1993.
Makina ishte përdorur për shtatë vjet dhe kishte 6000 milje në orë kur u ble nga pronari i saj aktual.
Ai vjen me një motor 2.8 litra Cologne V6 me injeksion mekanik Bosch K-Jetronic që mund të prodhojë 150 kuaj fuqi. /Telegrafi/