LAJMI I FUNDIT:

Deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes, sekuestrimi i armëve në veri dhe ekspozita e Policisë në shesh – top lajmet e javës

Deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes, sekuestrimi i armëve në veri dhe ekspozita e Policisë në shesh – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas presidentja e vendit, Vjosa Osmani takoi shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg ndërkaq në konferencën për media u fol edhe për çështjen e zbarkimit të forcave të sigurisë në veri, çështje kjo që më pas ngjalli debat.

E po javën që po lëmë pas Policia e Kosovës sekuestroi armë në Zubin Potok. Në mesin e armatimit janë gjetur edhe kallashnikovë dhe municion të kalibrit 5X56, i cili përdoret edhe nga forcat e NATO-s

Ndërkaq, të mërkurën e 6 shtatorit, Policia e Kosovës me aktivitete të shumta shënoi 24-vjetorin e themelimit. Në këtë ditë Policia ekspozoi armë, autoblinda, motorë e pajisje të forenzikës.


Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg bisedoi për situatën e sigurisë në vend, me fokus veriun e Kosovës, gjersa pikë e nxehtë e deklaratave ishte çështja e zbarkimit të forcave të sigurisë në veri.

Pas takimit, Osmani dhe Stoltenberg mbajtën një konferencë për media.

Stoltenberg duke komentuar sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri nga bandat kriminale tha se janë të papranueshme, ndërkaq theksoi se çdolloj zbarkimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pëlqimin e KFOR-it.

“Në linjë me përkushtimin e Prishtinës nga viti 2013, çfarëdo zbarkimi FSK në veri kërkon pëlqimin e KFOR-it. Dhe presim në kohë konsultim për çfarëdo veprimi të Policisë dhe FSK që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë”, tha ai, raporton Telegrafi.

Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani
Lexo po ashtu Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

E deklarata për zbarkimin në veri edhe për Policinë e Kosovës bëri që presidentja Osmani të kundërpërgjigjet.

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka thënë se në marrëveshjen e vitit 2013 përmendet vetëm Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe jo edhe Policia e Kosovës.

Osmani tha se si presidente insiston që bashkëpunimi me aleatët e Kosovës duhet të vazhdojë për gjithë territorin e Kosovës.

“Marrëveshja e vitit 2013 fokusohet vetëm FSK-ja. Policia e Kosovës ka vepruar dhe ka ushtruar mandatin e vet kushtetues në të gjithë territorin e Kosovës më shumë se dy dekada.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg

Dje e festuam dhe shënuam përvjetorin e Policisë së Kosovës dhe që është forca më profesionale dhe shumë etnike. Si parim i koordinimit, si presidente insistojë që të bashkëpunojmë me aleatët tanë jo vetëm për veriun, pasi kemi jugë, lindje e perëndim.. Duhet të punojmë me aleatët tanë për secilin centimetër të territorit për gjithë rajonin…”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu përmendi datën e 29 majit, sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it nga strukturat ilegale serbe, transmeton Telegrafi.

“29 maji na ka treguar të gjithëve se ata që janë kundër Kosovës janë dhe kundër NATO-s. Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it ka shfaqur këto forca destruktive keqdashëse që duan të sulmojnë sistemin e bazuar në vlerat mbi të cilat ndërtohemi ne. Sigurisht që punojmë me NATO-n dhe KFOR-in. Marrëveshja e vitit 2013 ka qenë  e ngushtë dhe për të gjitha institucionet tona të sigurisë ne synojmë që në të ardhmen e afërt të jemi pjesë e institucioneve euroatlantike”, ka thënë Osmani.

Armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv – Policia gjen armatim në Zveçan

Policia e Kosovës javën që po lëmë pas zhvilloi bastisje në lagjen “Gvozden” në Zveçan, ndërsa gjeti dhe konfiskoi një sasi të konsiderueshme të armatimit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani kishte konfirmuar për Telegrafin se janë konfiskuar disa armë automatike, granata dore dhe eksploziv.

“Hetimet rajonale të Mitrovicës së Veriut sot kanë ndërhyrë në Zveçan, lagja Gvozden dhe kanë zhvilluar bastisje. Gjatë kësaj kohe kemi hasur në disa armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv, të cilat janë konfiskuar”, ishte shprehur Elshani.

Ai tutje ka bërë të ditur se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, por janë disa të dyshuar.

Konfiskimi i armëve në veri

Këtë rast, Elshani e kishte quajtur interesant për t’u hetuar, sepse sipas tij në mesin e armatimit janë gjetur edhe kallashnikovë dhe municion të kalibrit 5X56, i cili përdoret edhe nga forcat e NATO-s.

E Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bastisja është kryer në një bazë të armatimit në Zveçan.

Sipas tij, shtëpia ku është gjetur dhe konfiskuar sasia e armatimit është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe.

“Si Qeveri, gjatë 2 viteve të fundit, kemi zbuluar e bllokuar rrugët ilegale të kontrabandimit. Ditën e sotme, Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan. Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Armë, autoblinda, motorë e pajisje të forenzikës – Policia e Kosovës i ekspozon në 24-vjetorin e themelimit

Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë ekspozuar pajisje policore.

Armë, robotikë, automjete, autoblinda, motorë, pajisje të forenzikës dhe ato të mjekësisë janë ekspozuar gjersa qytetarë të shumtë kanë shprehur interesimin që t’i shohin nga afër.

E, në lidhje me punën dhe trajnimin e këtyre qenve, Telegrafi ka intervistuar Xhelal Halilin, i cili është pjesëtar i njësisë K9 si dhe instruktor për qentë.

Shënimi i 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës

Halili njofton se janë disa lloje të qenve të cilët janë të trajnuar si për identifikimin e lëndëve narkotike, për armë e eksploziv si dhe për personat e zhdukur dhe në kërkim.

Ai po ashtu tha se aktualisht në njësinë e tij janë diku 60 qenë të trajnuar.

Sa i përket kohës së trajnimit për një qenë, ai tha se merr përafërsisht katër deri në gjashtë muaj, varësisht nga lloji i gjetjeve.

Ndërsa, Faton Lahu, nga Njësia Speciale për trajtimin e mjeteve eksplozive ishte shprehur se njësia e tij bart një sërë mjetesh të cilat shërbejnë për identifikimin dhe bartjen e mjeteve eksplozive.

“Njësia jonë mision ka trajtimin e mjeteve eksplozive. Mjetet të cilat i kemi shërbejnë për identifikimin e mjetit për ta bart dhe larguar nga një pozicion në tjetrin. Kemi pajisje nga mbrojtja e eksplozivit. Kemi pajisje me të cilat manipulojmë më to. Kemi pajisje për bllokimin e frekuencave, skaner, për identifikimin e mjeteve shpërthyese, etj”, ka thënë Lahu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori