LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi i Macronit për vizat, Shasha: Zero mundësi që Franca ta pezullojë liberalizimin e vizave

Kërcënimi i Macronit për vizat, Shasha: Zero mundësi që Franca ta pezullojë liberalizimin e vizave
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha -Foto: Ridvan Slivova

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar lidhur me deklarimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili të martën tha se është pezulluar përkohësisht liberalizimi i vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Shasha ka thënë se ka zero mundësi që Franca në mënyrë unilaterale dhe krye në vete ta pezullojë liberalizimin e vizave.

Sipas tij, Kosova i ka kryer të gjitha detyrat e saj dhe tani mund të rrijë komod për vizat.


Macron kërcënon me pezullim vizash: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq
Lexo po ashtu Macron kërcënon me pezullim vizash: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq

“Sot këshilla kryesore diplomatike për Kosovën është: buzëqesh dhe mos thuaj asgjë. Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave. Ne veç jena tu e prit të buzëqeshur 1 janarin 2024”, ka shkruar ai.

“Eh tash nëse Presidenti Macron ka një qëndrim të ri lidhur me liberalizimin e vizave është mirë të sqarohet. Sot ai vetëm ka konfuzuar me deklaratën e tij. Ka zero mundësi që Franca në mënyrë unilaterale dhe krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave. Kjo është ligjërisht e pamundshme”.

Shasha tutje ka këshilluar qytetarët që të mos i marrin seriozisht deklarimet e tjera përveç ato të Komisionit Evropian.

“Kam thënë edhe më herët. Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike”, ka përfunduar ai.

Ndërsa në rrjetin social “X”, Shasha ka thënë se qëndrimet e Macronit janë ndryshe nga ato të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

“Asgjë nuk e minon ambicien gjeopolitike të Bashkimit Evropian si vetë Bashkimi Evropian. Dje Scholz ishte gjithë buzëqeshje dhe me fjalët e duhura me Kurtin në një mbështetje të qartë për Kosovën, ndërsa sot Macron bëri pikërisht të kundërtën. Një shkrirje totale në qëndrimin publik të BE-së. Çfarë kohe për të qenë gjallë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori