Në Rusi është duke mbretëruar një atmosferë kaosi, cenzure dhe shkelje të drejtave të njeriut, ku mendimi ndryshe prej atij të presidentit Vladimir Putin, sanksionohet në forma të ndryshme.

Një rast i tillë është regjistruar sot në Moskë, ku një qytetar është dënuar me 15 ditë burgim për një arsye krejt banale, transmeton Telegrafi.


Ky qytetar i Moskës ishte duke dëgjuar muzikë ukrainase në veturën e tij, kur u ndalë nga policia që menjëherë e prangosën.

Ai u arrestua me pretekstin se me dëgjimin e muzikës ukrainase, ka “diskredituar ushtrinë ruse”.

Ky veprim po cilësohet si i pakuptimtë, nga aktivistë dhe drejtues të organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut. /Telegrafi/