Në Departamentin Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka vazhduar rigjykimi për rastin e njohur “Syri i Popullit”, ku Sadri Ramabaja dhe Avni Llumnica po akuzohen për ndihmë në tentim vrasjen e Azem Vllasit.
E gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor u dëgjuan dëshmitë e dëshmitarëve, Hekuran Mavriqi dhe Berat Rrustemi. Ndërsa, edhe në këtë seancë mbrojtja e të akuzuarit, Avni Llumnica ka kërkuar që ai të lirohet nga masa e paraburgimit, por ky vendim mbeti të merret pas seancës gjyqësore.
Pasi Gjykata e Apelit e Kosovës e ktheu në pikën zero rastin “Syri i Popullit”, me kërkesën që Prokuroria Speciale ta rregullojë aktin akuzues, kjo e fundit ka ardhur me një aktakuzë të re, të përmirësuar. Sipas aktakuzës së re, të akuzuar janë vetëm Sadri Ramabaja, Avni Llumnica dhe Bajrush Konjusha, ku për këtë të fundit tashmë ka përfunduar gjykimi.
Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, Hekuran Mavriqi deklaroi se qëndron pas dëshmisë së tij të dhënë në shqyrtimin gjyqësor të kaluar. Por ai edhe sot i’u përgjigj disa pyetjeve që kishin palët e përfshira.
Ai madje dorëzoi edhe dëshminë për vdekjen e babit të tij, Ramiz Mavriqi i cili ishte po ashtu dëshmitar në këtë rast, i cili kishte ndërruar jetë më 23 mars 2021.
Prokurori i rastit, Burim Çerkini u interesua të di se numrin e telefonit të Azem Vllasit që dikush ia kishte kërkuar babait të Hekuran Maviriqit a ia kishte thënë ai sa ishte në veturë me të apo pastaj. Mavriqi tha se nuk e di por që derisa kanë qenë në veturë babi i tij nuk ia ka dhënë numrin e telefonit të Azem Vllasit askujt.
Mavriqi tha se nuk e njeh fare të akuzuarin tjetër, Avni Lluminicën derisa për Sadri Ramabajën tha se kishte një lidhje të largët farefisnore, ndërsa të dëmtuarin, Azem Vllasin deklaroi se babai i tij e kishte shok.
E pas kësaj i akuzuari, Avni Llumnica iu prezantua dëshmitarit Hekuran Mavirqi duke i thënë se ai është viktimë e Azem Vllasit dhe Sadri Ramabajës.
“Hekuran unë jam Avni Llumnica dhe jam viktimë e Azem Vllasit dhe Sadri Ramabajës për të bërat e tyre që për mua janë ende të panjohura”, deklaroi Llumnica.
Edhe dëshmitari tjetër, Berat Rrustemi deklaroi se qëndron pas tërë asaj që kishte deklaruar më herët. Rrustemi është nipi i të akuzuarit, Avni Llumnica.
Rrustemi deklaroi se edhe pse e ka takuar dajën e tij ai asnjëherë nuk ka qenë i njoftuar për këto ngjarje.
Pas dëgjimit të dy dëshmive u vendos që për dëshmitarët tjerë të verifikohet adresa e tyre e banimit dhe të sillen në gjykatë për të dhënë dëshminë, përkundër që prokurori i rastit, Burim Çerkini propozoi që përveç Njazi Sinanit, dëshmia e Nuhi Zekës, Gëzim Halitit dhe Faton Topallit vetëm të lexohen.
Por kjo u kundërshtua nga mbrojtja e dy të akuzuarve në këtë rast. Pastaj, trupi gjykues i kryesuar nga Musa Konxheli mori aktvendim që të verifikohen adresat e tyre dhe të sillen në gjykatore për të dhënë dëshminë.
Avokati i të akuzuarit, Sadri Ramabaja, Ramiz Krasniqi lidhur me kërkesën e prokurorit për dëgjimin e dëshmitarëve kërkoi që ata të dëgjohen në gjykatë.
“Është problem të përmirësohen gabimet e prokurorëve gjatë mbledhjes së provave, po që se do ishim ftuar ne si avokat kur janë dëgjuar këta dëshmitar qoftë tek prokurori, qoftë në polici atëherë dilema se mund të lexohen këto deklarata nuk ekziston, nuk është hera e parë që prokurorët i rrezikojnë hetimet. Unë gjithsesi e mbështes kolegun Rudari që dëshmitarët të ftohen”, tha ai.
Edhe në këtë seancë mbrojtja e të akuzuarit, Avni Llumnica ka kërkuar që klienti i tij të lirohet nga masa e paraburgimit.
E këtë e kundërshtoi edhe prokurori i rastit, Burim Çerkini dhe i dëmtuari, Azem Vllasi. Ishte kundërshtimi i Vllasit i cili nxiti reagimin e të akuzuarit, Avni Llumnica.
Seanca e radhës për këtë rast pritet të mbahet më 24 maj 2021 në orën 09:30. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje