LAJMI I FUNDIT:

Dedikim prekës i djalit të heroit Shkëlzen Haradinaj, Luani: Shkëlzen, e ndjej se po më mban në dorë sot

Dedikim prekës i djalit të heroit Shkëlzen Haradinaj, Luani: Shkëlzen, e ndjej se po më mban në dorë sot

Në 20 vjetorin e çlirimit, në Pejë sot është përuruar shtatorja heroit të UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj dhe sheshit që mban emrin e tij.

Në ceremoninë e përurimit, ku ishin edhe kryeministri Ramush Haradinaj e personalitete të tjera të larta, ndër ta  edhe ish-presidenti kroat Stipe Mesiq, ishte edhe djali i heroit Shkëlzen Haradinaj, Luani.

Ai në profilin e tij në facebook, ka shkruar një dedikim prekës për babanë e tij.


Postimi i plotë i Luan Haradinajt:

“Shkëlzen, e ndjej që po më mbanë në dorë sot.

Po m’i rreh shpatullat e po më thua “Jam krenar me ty”.

Sot kur po të nderon e gjithë Shqiptaria dhe shtatorja jote po na bënë hije, sot ndjehem më i madh se kurrë.

Lavdi veprës tënde, përjetësisht me ne”, ka shkruar Luani.

Në këtë ngjarje është bërë edhe zbulimi i Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës. /Telegrafi/