Dedaj i quan Turqinë dhe Serbinë, shtriga të Ballkanit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka thënë se Turqia dhe Serbia synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, përmes emisarëve të tyre.
Dedaj, përmes një postimi në Facebbok, i ka quajtur Serbinë dhe Turqinë ‘Shtrigat e Ballkanit'.
Postimi i plotë i Dedajt:“Shtrigat e Ballkanit Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë, të cilët duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!”, ka shkruar Dedaj. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































